Kryeministri izraelit Bennett në Moskë, ofron ndërmjetësim midis Rusisë dhe Ukrainës

Spread the love

Kryeministri izraelit Bennett në Moskë, ofron ndërmjetësim midis Rusisë dhe Ukrainës

Prishtinë, 5 mars– Kryeministri izraelit Naftali Bennett është takuar me Vladimir Putin në Kremlin, ka konfirmuar zyra e tij. Bisedimet zgjatën rreth dy orë e gjysmë. Zyra e Bennettit thotë se e lajmëroi SHBA-në përpara takimit me Putinin.
Izraeli thuhet se ka ofruar të ndërmjetësojë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ka pasur shumë debate nëse qeveria izraelite mund ose duhet të ndërmjetësojë realisht në krizë – në mënyra të ndryshme nuk u mor aq seriozisht në fillim.
Por Bennett që fluturon për në Moskë në mes të izolimit global të Rusisë, duket se e çon idenë në një nivel tjetër.

Që nga fillimi i operacionit ushtarak rus më 24 shkurt, Bennett u ka kërkuar ministrave të tij që të “mbajnë një profil të ulët” dhe të ruajnë një lloj neutraliteti. Megjithkëtë, Izraeli kishte votuar të mërkurën për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.[ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply