Lavrov vizitoi Iranin – objekt trajtimi   marrëveshja bërthamore, shkëmbimi i energjisë dhe Siria

Spread the love

Lavrov vizitoi Iranin – objekt trajtimi   marrëveshja bërthamore, shkëmbimi i energjisë dhe Siria

Prishtinë, 23 qershor – Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbërriti dje për një vizitë dyditore në Iran. Shkas janë negociatat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore  të bllokuara, transmeton RFE/RL.

Lavrov u takua me presidentin konservator iranian Ebrahim Raisi. Televizioni shtetëror iranian tregoi takimin e Lavrov me Raisin, por nuk ofroi detaje rreth takimit. Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA njoftoi se Lavrov do të takohet sot edhe me ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian. Lavrov dhe zyrtarët iranianë do të diskutojnë për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin e arritur nga Rusia, Gjermania, Franca, Britania, Kina dhe Shtetet e Bashkuara.
Përveç marrëveshjes bërthamore, temat do të jenë forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe energjetik, njoftoi media shtetërore iraniane.

Ministria e jashtme e Iranit tha në fillim të kësaj jave se vizita e Lavrov-it kishte për qëllim “zgjerimin e bashkëpunimit me rajonin euroaziatik dhe Kaukazin”. Moska tha muajin e kaluar se ,Rusia dhe Irani kishin diskutuar për shkëmbimin e furnizimeve me naftë dhe gaz, si dhe krijimin e një qendre logjistike.
Ekonomitë e të dy vendeve janë aktualisht nën sanksionet perëndimore. Sanksionet e ashpra ndaj Iranit u rivendosën pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2018.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharov ,tha më herët se diplomatët rusë dhe iranianë do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi një sërë çështjesh urgjente ndërkombëtare: ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, Ukrainën, Sirinë, Afganistanin dhe Jemenin. Negociatat indirekte midis negociatorëve iranianë dhe amerikanë për të rivendosur marrëveshjen bërthamore janë pezulluar që nga marsi. Ngërçi kryesor është kërkesa e Teheranit që Uashingtoni të heqë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike nga lista e organizatave terroriste. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply