Qeveria Letoneze shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet në kufi me Rusinë

Spread the love

Qeveria Letoneze shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet në kufi me Rusinë

Zagreb/Prishtinë, 28 shtator- Qeveria e Letonisë ka miratuar një propozim të Ministrisë së saj të Brendshme për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në një numër rajonesh të vendit pranë kufirit me Rusinë dhe gjithashtu do të mbyllë një nga pikat kufitare. Për këtë shkruan portali lokal mixnews.lv.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë nga 28 shtatori deri më 27 dhjetor të këtij viti dhe është pasojë e “nevojës për të parandaluar kërcënimet e mundshme ndaj sigurisë së brendshme të Letonisë”.

Në të njëjtën periudhë, pika kufitare në Pedze do të mbyllet dhe qeveria ka urdhëruar shërbimin kufitar të rrisë mbikëqyrjen dhe verifikimin e shtetasve rusë që hyjnë në vend, kryesisht në kontekstin e mobilizimit të pjesshëm të shpallur së fundmi në Rusi. Pëër këtë arsye, shumë qytetarë po përpiqen të largohen nga ai vend, shkruajnë mediat letoneze.

Ekziston gjithashtu një mundësi që njerëzit të përpiqen të kalojnë kufirin ilegalisht, sipas Ministrisë së Brendshme të Letonisë.

Deri më tani, 16 shtetas rusë kanë aplikuar për azil në Letoni. Shumica e tyre përmendën faktin se nuk e mbështesin politikën e Moskës apo persekutimin e tyre për shkak të pikëpamjeve të tyre politike. Dy të tjerë thanë se po kërkonin strehim për shkak të mobilizimit.

Ministri i Punëve të Brendshme të Letonisë, Kristaps Eklons, ka deklaruar më parë se mobilizimi në Rusi në vetvete nuk është bazë për dhënien e azilit në Letoni dhe një deklaratë të ngjashme ka bërë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Edgar Rinkevich. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply