Scholz: Unë po bëj gjithçka që mundem për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore

Spread the love

Scholz: Unë po bëj gjithçka që mundem për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore

Prishitnë, 22 prillKancelari gjerman Olaf Scholz, njoftoi për dërgesat e mëtejshme të armëve në Ukrainë, por në të njëjtën kohë justifikoi përmbajtjen aktuale, kur bëhet fjalë për ndihmën ushtarake për Ukrainën që mund të provokojnë rrezik të konflikteve të mëdha, raportuan mediat gjermane të premten.

“Po bëj gjithçka që mundem për të shmangur një përshkallëzim që mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, në një intervistë për të përjavshmen Der Spiegel, të botuar këtë të premte.

Ai shpjegoi se detyra e tij është të bëjë gjithçka për të shmangur një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.

Në të njëjtën kohë ai njoftoi për dërgesat e mëtejshme të armëve në Ukrainë.

“Aftësia e Bundeswehr-it për të furnizuar Ukrainën me armë nga arsenali i saj është shterruar. Por, ne me siguri do të ofrojmë atë që kemi në dispozicion”, tha Scholz për Der Spiegel.

Në këtë kontekst, kancelari përmendi edhe dërgimin e drejtpërdrejtë të armëve në Ukrainë nëpërmjet Sllovenisë. Sipas marrëveshjes, Sllovenia duhet të dorëzojë tanke me origjinë sovjetike në Ukrainë dhe në këmbim, Gjermania do t’i dorëzojë Sllovenisë më shumë automjete të blinduara moderne.

Scholz theksoi se dorëzimi i armëve të epokës sovjetike ka kuptim, sepse nuk kërkon trajnim afatgjatë të ushtarëve ukrainas.

Kancelarja gjermane tha se marrëveshja e ardhshme e paqes duhet t’i mundësojë Ukrainës të jetë në gjendje të mbrohet dhe theksoi se, Gjermania mund të veprojë si garantuese e paqes.

“Ne do ta armatosim Ukrainën në atë mënyrë që paqja e saj të garantohet. Ne jemi në dispozicion si një forcë garantuese”, tha Scholz.

Ai hodhi poshtë akuzat se, Partia e tij Social Demokratike e Gjermanisë (SPD) po ndiqte një politikë pro-ruse dhe ishte e butë me Moskën.

“SPD ka qenë gjithmonë një parti e lidhur fort me politikën transatlantike,” tha Scholz. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply