Zelensky shpalli gjendje lufte për të gjithë vendin

Spread the love

Zelensky shpalli gjendje lufte për të gjithë vendin

Prishtinë, 24 shkurt – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpallur gjendje lufte për të gjithë vendin, pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim rus në Ukrainë.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Zelenski tha se Rusia po sulmonte infrastrukturën ushtarake dhe trupat kufitare.

“Mos u frikësoni, ne jemi gati për çdo gjë, do të fitojmë”, tha Zelenski, i cili më pas foli në telefon me presidentin amerikan Joe Biden.

Ministri i Jashtëm, Dmitry Kuleba, tha se ishte një pushtim rus në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se armiku kishte filluar granatimet intensive të njësive ukrainase në lindje, si dhe qendrave të kontrollit ushtarak dhe aeroporteve.

Reuters raporton, duke cituar dëshmitarë, se sirenat janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe se dy shpërthime të mëdha janë dëgjuar pranë qytetit bregdetar të Mariupolit në lindje të vendit.

Separatistët e mbështetur nga Rusia në Donetsk, Ukrainë, i thanë agjencisë ruse të lajmeve Interfax të enjten se, ata kishin nisur sulme në shkallë të gjerë ndaj forcave ukrainase përgjatë vijës së kontaktit.

Rusia ka pezulluar përkohësisht fluturimet në një numër aeroportesh deri më 2 mars, raporton Reuters. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply