Kur gazetaria tok me religjionin bëjnë agjenda politike

Spread the love

Islami politik në hapësirën shqiptare po përdor një ambalazh të ri, të veshur me petk “autokton”, që në sipërfaqe ka ngjyresat e nacionalizmit kuazishqiptar, ndërkaq në esencë ka përmbajtje islame. Prandaj ai ka nevojë që TV ta pagëzojë si TV ILIRIA, por që në esencë është TV Islam.

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Kohë më parë, dy gazetarët francezë Philippe Cohen dhe Elisabeth Levy, bënë publik rezultatet e një kërkimi të tyre që kishte për objekt zhvillimin e profesionit të gazetarisë. Përfundimi i tyre është disi i pritshëm, sidomos për ata që kanë jetuar në hemisferën lindore, që për disa dekada kishte aplikuar rendin e ashtuquajtur socializëm real — gazetaria tashmë është shndrruar në ideologji.

Tani, sipas tyre, është gazetaria ajo që përcakton se çfarë ju lejohet njerëzve të mendojnë dhe si ta bëjnë këtë.

Sipas autorëve të këtij hulumtimi, gazetarët janë bërë predikues që qëndrojnë gjithmonë në anën e së mirës dhe luftojnë kundër së keqes. Mendimet kundërshtuese nuk lejohen më. Kjo logjikë e ka shndërruar tashmë gazetarinë, respektivisht profesionin e gazetarit në mision.

Në Kosovë, një lagje e mirë e atyre që zotërojnë mediat sot (TV-të dhe portalet) me kohë, profesionin e gazetarisë e kishin mision, meqë etërit e tyre biologjik e ideologjik, në të shumtën e rasteve, duke qenë gazetarë ishin njkohësisht “punëtorë shoqëroro-politik” ose misionar të veshur me petkun fetar.

Si e tillë, kjo lagje, jo vetëm që e bën realisht opozitën, por ajo njëkohsisht e bën edhe agjendën politike të saj.

Duket se agjenda politike e zgjedhjeve të ardhshme po përpunohet pikërisht tani. Prandja edhe çështja e fesë do të zë vend qendror.

Gara për t’u pozicionuar në Parlamentin e ardhshëm tashmë ka filluar. Më i kujdeshmi në këtë plan duket se është treguar ish anëtari i Kryesisë së Rinisë së LKJ-së, Nexhmedin Spahiu, tani i konvertuar në islamist! Në një ligjëratë publike ai tok me aleatin e tij imamin kontraverz Shefqet Krasniqin, nuk ngurroi t’ju bëjë thirrje elektoratit të milieut islam që të kenë kujdesë kë votojnë në të ardhmen. Madje me stilin e njohur “ex katedra” ai u bëri thirrje që t’ju shtrojnë kandidatëve që ju kërkojnë votat pyetjen publikisht se a beosjnë në Zot!

Nexhmedin Spahiu: “…një shoqëri me 90 e kusur përqind musliman, zgjedhë parlamentin me 60% ateista!”

Këtë thirrje e afishoi pikërisht në televizionin e grupimit islam të maskuar me emrin “RTI” – Radio Televizioni Iliria!

Pse kanë nevojë të maskohen me emrin Iliria, kur de fakto ai është tv islam. Pse nuk quhet Radio Televizioni Islam ky tv, por maskohet nën emrin ILIRIA?

Ky maskim megjithatë nuk është i rastësishëm. Ai është pjesë e një strategjie të paramenduar mirë. Islami politik i formatit të Vëllazërisë Islame i paambalazhuar me petkun e një nacinalizmi burimor qoftë edhe të karikuar, po ecte drejt dështimit të plotë me dështimin e ISSiit në Siri në përmasat që humbi. Islami politik në hapësirën shqiptare prandaj po përdorë një ambalazh të ri, të mveshur me petk “autokton”, që në sipërfaqe ka ngjyresat e nacionalizmit kuazishqiptar, ndërkaq në esencë ka përmbajtje islame. Prandaj ai ka nevojë që TV ta pagëzoj si TV ILIRIA, por që në esencë është TV Islam.

Nën këtë petk, islami politik ndërkohë po punon për agjendën e tij politike që do ta prezantojë përmes një grupimi forcash politike pikërisht në zgjedhjet pasuese parlamentare.

Liria kombëtare, shteti dhe raportet e tij me religjionin janë të rregulluara me kushtetutë. Republika jonë është shtet sekular. Feja dhe politika në raport me njëra-tjetrën, janë si uji me vajin, të papërzier me njëri tjetrin. Le të marrë Çezari atë që ia garanton rendi ynë kushtetues, ndërkaq Zoti atë që i takon atij…


Spread the love


Leave a Reply