BE i kërkon Republika Srpska të ndalojë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë: ‘Është një fakt historik’

Spread the love

[20 prill 2024]

Bashkimi Evropian kundërshton me vendosmëri përpjekjet për të mohuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë në vitin 1995 dhe u kërkon politikanëve në Bosnjë dhe Hercegovinë që të ndalojnë së vepruari për mohimin e fakteve historike, thuhet në një deklaratë të veçantë të publikuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian që vizitoi Srajevën të shtunën, transmeton Hina.

Duke reaguar ndaj veprimeve të politikanëve dhe autoriteteve në Republika Srpska, të cilat këtë javë intensifikuan fushatën që synonte të kundërshtonte gjenocidin në Srebrenicë, si dhe shifrën e mbi tetë mijë viktimave boshnjake që u vranë nga pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe të Bosnjës në vitin 1995, Delegacioni i Bashkimit Evropian theksoi se dënon mohimin e përsëritur të fakteve për gjenocidin e Srebrenicës. Në veçanti, ky delegacion tërheq vërejtjen me forcë kundër vendimeve dhe diskutimeve të papranueshme gjatë seancës së Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska më 18 prill dhe takimit që u mbajt më pas në Banjallukë, ku rikthehet gjuha e viteve ’90-ta., madje në praninë e zyrtarëve më të lartë të RS-së, si dhe përfaqësuesve të autoriteteve nga Serbia, siç isht në këtë rast kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply