Britanikët lejuan Ukrainën të përdorë armët e tyre për sulme brenda Rusisë

Spread the love

[03 maj, 2024]

Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se i takon Ukrainës të vendosë se si të përdorë armët britanike dhe theksoi se Kievi ka të drejtë të synojë objektivat në territorin rus, raporton të premten BBC. Gjatë vizitës së tij në Kiev, Cameron tha se Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Ukrainës 3 miliardë paund (rreth 3.5 miliardë euro) në vit, për aq kohë sa nevojiten.

“Ashtu si Rusia po sulmon brenda Ukrainës, ju mund ta kuptoni plotësisht pse Ukraina ndjen nevojën për të siguruar mbrojtjen e saj,” tha Cameron. Kreu i diplomacisë britanike, i cili u takua me presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev, tha se Rusia nisi një sulm ndaj Ukrainës dhe Ukraina ka “të drejtën absolute për t’u hakmarrë kundër Rusisë”.

“Ne kemi shterruar me të vërtetë gjithçka që mundemi për sa i përket dhënies së pajisjeve,” i tha ai Reuters në një intervistë gjatë një vizite në Kiev, duke shtuar se paketa e ndihmës ishte më e madhja nga MB deri më tani. “Disa nga ato (pajisjet) po mbërrijnë në Ukrainë sot, ndërsa unë jam këtu,” tha ai. Ukraina mori dërgesa të raketave me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow nga Britania e Madhe.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të premten se deklaratat e sekretarit të jashtëm britanik ishin një pranim se Perëndimi po bën luftë kundër Rusisë, duke përdorur “duart ukrainase”. Fjalët e Cameron-it janë një tjetër dëshmi e luftës hibride që Perëndimi po bën kundër vendit tonë”, tha Zaharova. “Rusia po i përgjigjet kësaj dhe do të vazhdojë të përgjigjet”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, theksoi se ky është një “përshkallëzim i drejtpërdrejtë i tensionit rreth konfliktit të Ukrainës, i cili potencialisht përbën një kërcënim për sigurinë evropiane”. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply