Avionët e NATO-s të përdorur në bombardimin e Jugosllavisë

Spread the love

Avionët e NATO-s të përdorur në bombardimin e Jugosllavisë

Shkruan Ms.sc Skender JASHARI*

Fillimi i Operacionit Forcat Aleate, që konsistonte në bombardimin e Jugosllavisë, më 24 mars 1999, në ora 20:00 sipas orës lokale në Kosovë, NATO-ja kishte në dispozicion 344 avion ushtarak të pozicionuar në bazat ajrore në Europë, prej tyre ishin 214 avion ushtarak të SHBA-së dhe 130 të anëtarëve të tjerë të NATO-s.1 Shtuar këtyre edhe 2 B-2 që fluturonin nga Misuri në SHBA, për 15 orë në një drejtim dhe që hapën fushatën e bombardimit të Jugosllavisë,2 kurse 6 B-52 hapën poashtu fushatën, të cilët lëshuan projektil AGM-86C.3 Paralelisht me këtë nga deti Adriatik tre anije( Uss Gonzalez, USS Philippine Sea, USS Nicholson) dhe dy nëndetëse( USS Albuquerque, USS Miami) dhe nëndetsja britanike( HMS Splendid) gjuajtën raketat Tomahawk Land Attacck Missile( TLAM-s), në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.4 Caku i parë i goditur pak pas orës 08:00 p.m. ishte në afërsi të Prishtinës, në rrjetin e energjisë elektrike që la pa rrymë, e pastaj ajroporti i Batajnicës.5

Numri i avionëve të NATO-s, gjatë Operacionit Forcat Aleate, u rrit ndjeshëm si në numrin e avionëve gjuajtës ashtu edhe në numrin e sulmeve që u kryen. Numri i avionëve më 13 prill( në ditën e 20 të Operacionit Forcat Aleate), u bënë 550 avion të SHBA-së, kurse më 27 prill u rrit numri në 700. Gjithashtu edhe sulmet më 24 mars ishin 120, kurse më 13 prill u rritën në 250 sulme dhe pastaj më 27 prill më 340.6 Kontributi i 19 anëtarëve të NATO-s, ishte i ndryshëm, nga lejimi i hapësirës ajrore, infrastrukturës së tyre, bazave të tyre ushtarake dhe ajroporteve të tyre, shpesh edhe me kosto të konsiderueshme shkaku i ndërprerjes së aktiviteteve civile.7 Kurse më 7 maj 1999, NATO kishte angazhuar plotë 1000 avion, e që ishin në process për të vendosur 1.100 avion, prej të cilëve 1/3 ishin “gjuajtës”. Më 6 maj SHBA kishte 639 avion dhe NATO kishin 277, kurse më 26 maj SHBA kishte 717 avion, prej tyre 309 luftarak/bombardues, 261 mbështetës, 44 zbulues dhe 103 helikopter, pa përfshirë avionët e SHBA-së që bombardonin nga bazat ajrore prej SHBA-së.8

Në bombardimin e Jugosllavisë, morën pjesë 14 anëtarët e aleancës së NATO-s, prej tyre tyre 12 anëtarë të kësaj organizate morën pjesë në operacionet luftuese ajrore,9 e ato ishin: SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Spanja dhe Turqia.10 abstenuan Greqia, Islanda dhe Luksemburgu,11 në disa burime theksohet që morën pjesë 13 shtete anëtare të NATO-s.12 Në total SHBA, kishte dy herë më shumë avion sesa të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s së bashku, gjegjësisht kishte 59%, kurse të gjithë anëtarët e tjerë kishin rreth 430 avion.13.

Grafikoni 1. Kontributi në avion i SHBA-së dhe aleatëve, në bombardimin e Jugosllavisë.14

Grafikoni 2. Pjesëmarrja e avionëve të anëtarëve të NATO-s, pa SHBA-në në Operacionin Forcat Aleate.15

Avionët ushtarak të anëtarëve të NATO-s

Vendi anëtar Numri i avionëve Tipi i avionëve Baza ushtarake

Franca 12 Jaguar Istrana, Itali 6 Mirage F1CR Istrana, Itali 15 Mirage 2000D Istrana, Itali 1 C-160 Gabriel Istrana, Itali 2 SA 330 PUMA CSAR Istrana, Itali 6 KC-135 Istres, Francë 10 Mirage F1CT Solenzara, Francë 3 Mirage IV-P Solenzara, Francë 8 Mirage 2000C Grosseto, Itali 2 E-3F SDCA Avord, Francë 2 AS-330HORIZON Kumanovë, Maqedoni 16 Super Etendard Foch, Adriatik 4 Etendard IV-P Foch, Adriatik

Gjithsej 87

Hungaria 22 MiG-29 Keskemet, Hungari

20 Mig-21 Taszar, Hungari 9 Su-22 Taszar, Hungari

Gjithsej rreth 50

Italia 6 Tornado IDS Brescia-Ghedi 12 Tornado ECR/IDS Giola del Colle, Itali 4 T|ornado ECR/IDS Piancenza, Itali 6 F-104-ASA Amdendola, Itali 4 F-104-ASA Cervia, Itali 6 AMX Istrana, Itali 1 Boeing 707/T Practica di Mare, Itali

Gjithsej 39

Britania e Madhe 2 L-1011 Ankona, Itali 5 VC-10 Ankona, Itali 12 Tornado Solenzara, Francë 16 Harrier GR-7 Giola Del Cole, Itali 2 E-3DAWACS Aviano, Itali 1 Canberra PR-9 Giola Del Cole, Itali

Gjithsej 38

Holanda 14 F-16AM Amendola, Itali 6 F-16A Amendola, Itali 2 KDC-10 Eindhoven, Holandë

Gjithsej 22

Kanadaja 18 CF-18 Aviano, Itali

Gjithsej 18

Gjermania 14 Tornado Piacenza, Itali 1 C-160 Landsberg, Gjermani

Gjithsej 15

Turqia 11 F-16 Ghedi, Itali

Gjithsej 11

Belgjika 7 F-16 Amendola, Itali 3 F-16AM Amendola, Itali

Gjithsej 10

Danimarka 9 F-16 Grazzanise, Itali

Gjithsej 9

Spanja 6 EF-18 Aviano, Itali 1 KC-130 Aviano, Itali 1 CASA 212 Vinçenaca, Itali

Gjithsej 8

Norvegjia 6 F-16 Aviano, Itali

Gjithsej 6

NATO 4 E-3A AWACS Trapani/Prevesa

Gjithsej 4

Portugalia 3 F-16 Aviano, Itali

Gjithsej 3

Totali rreth 325

Avionët e NATO-s, që ishin në dispozicion e që nuk u përdorën:

Franca 8 F-8 Crusader Foch, Adriatik 2 Super Frelon Foch, Adriatik 8 Breguet BR 1050 Alize Foch, Adriatik

Turqia 18 F-16

Gjithsej 36

Table 1. Avionët ushtarak të shteteve anëtare të NATO-s, që ishin në dispozicion, por që nuk u përdorën në Operacionin Forcat Aleate.

Numri i avionëve Tipi i avionëve Vendi anëtarë i NATO-s

10 F-16A Belgjika

9 F-16 Danimarka

1 C160 Gjermania

14 Tornado ECR

1 C160 Franca

2 E-3F

14 JAGUAR

6 KC-135

16 Mirage F.1CR/CT

2 Mirage IVP

8 Mirage 2000C

15 Mirage 2000D

2 AS 330 Horizon

2 Puma

16 Super Etendard

4 Etendard IVP

2 Super Frelon

1 Canberra PR.9 Britania e Madhe

2 E-3D AWACS

16 Harrier GR.7

4 L1011

12 Tornado

3 VC-10

6 AMX Italia

1 Boeing 707/T

10 F-104ASA

6 Tornado IDS

16 Tornado ECR/IDS

18 CF-18 Kanadaja

4 E-3A AWACS NATO

20 F-16A Holanda

2 KDC-10

6 F-16A Norvegjia

3 F-16 Portugalia

6 EF-18 Spanja

1 KC-130

1 CASA C-212

11 F-16 Turqia

Figure 1. Numri i avionëve dhe tipet e avionëve që anëtarët e NATO-s, përdorën gjatë bombardimit të Jugosllavisë, sipas burimeve të NATO-s.16

Në total morën pjesë 31.600 forca amerikane, prej tyre 18.400 forca në tokë dhe 13.200 forca detare, 2/3 e të cilave ishin në kuadër të USECOM( Forcave amerikane në Europë). Forcat detare të NATO-s, përfshirë edhe ajroplanbartësen “Teodor Ruzvelt” dhe një britanike e një franceze, pastaj dy kryqëzorë amerikan( USS Vella Gulf CG 72 dhe Leyte Gulf CG55) dhe tre destrojer amerikan( USS Gonzales DDG-71 dhe USS Peterson DD969) dhe 6 të tjerë përfshirë britanike, franceze, italiane dhe greke, dy nëndetëse amerikane( Albuquerque USS 706 dhe USS Boise SSN 764) dhe një britanike dhe 10 fregata nga Britania, Spanja, Turqia, Italia, Holanda, Gjermania dhe Greqia. Derisa SHBA kishte përgatitur edhe Grupin e Gatshëm Amfib Kearsarge që kishte tre anije speciale( UUS Kearsarge LHD 4, USS Ponce LPD 15 dhe USS Gunston Hall LSD 44).17

SHBA kishte përdorur mbi 650 avion ushtarak në bombardimin e Serbisë, prej tyre përfshirë: F-14 “Tomcat” dhe F/A-18 “Hornet”, F-15E “Strike Eagle”, F-16 CJ” Fighting Falcon”, F-117A”Nightawk”, AV-80 “Harrier” dhe A-10 ” Thunderbolt”. Avionët bombardues, si: B-1B “Lancer”, B-2 “Spirti” dhe B-52H “Stratofortress”. Pastaj avionët transportues kargo si: C-5B “Galaxy”, C-17 “Cargo Master II”, C-130 “Hercules” dhe C-141 “Starlifter”. Por edhe avionët si KC-10A “Extenders” dhe KC-135R”Stratotankers” AC-130H “Spectre” dhe E-8C. Dhe helikopterët EA-6B “Provlers” dhe AH-64A “Apache”. Pastaj me RQ-1A, “Predator dhe “Hunter”.18 Në qershor 1999, SHBA, kishte përdorur 731 avion derisa aleatët e NATO-s, kishin përdorur rreth 300 avion,19 gjegjësisht 327 avion, përfshirë me fluturaket papilot,20 prej tyre 192 luftarak, sulmues/bombardues dhe bombardues, 63 avion mbështetës, 19 avion zbulimi dhe 3 helikopter.21 Nga mbi 38.018,22 anëtarët e NATO-s pa SHBA-në, kryen mbi 15.000 ose rreth 39% të totalit.23Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

________________________________________________

* Skender Jashari ka gradën e masterit në drejtimin juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


Spread the love


Leave a Reply