Doktrina putiniste dhe Kosova

Spread the love

Doktrina putiniste dhe Kosova

Doktrina Putiniiste ёshtё pjesё e planit dhe e pёrpjekjeve tё Rusisё pёr tё bёrё njё riformatim gjeopolitik tё rajonit, tё vendeve tё tjera europiane dhe tё botёs nё pёrputhje me skemat e vjetra historike tё kohёs sё Bashkimit Sovjetik.

Dr Skënder DEMALIAJ

Rusёt gjithmonё kanё qenё nё krah tё vёllёzёrve tё tyre serbё. Ata i kanё ndihmuar tё rriten e tё zgjerohen nё kurriz tё tokave shqiptare, ku viktima e radhёs ka qenё Kosova, e cila pёr gati njё shekull mbeti nёn regjimin e egёr serb. Politika ruse nё kёtё ҫёshtje ka qenё konstante: si nё Rusinё cariste, nё Bashkimin Sovjetik dhe nё Rusinё e sotme Putiniiste.

Edhe nё vitet 1998-1999, kur situata u rёndua dhe u tensionua si rezultat edhe i daljes nё skenё tё UҪK-sё, i rritjes sё rezistencёs dhe organizimit tё luftёs sё armatosur kundёr pushtuesit serb, rusёt mbrojtёn tezёn se Kosova ёshtё pjesё e Jugosllavisё dhe nuk do ta mbёshtesin shkёputjen e saj. Ishin pёr njё autonomi tё gjerё nё kuadёr tё Serbisё dhe shqiptarёve atje t’iu siguroheshin tё drejtat kombёtare. Ishin kundёr pavarёsisё sё Kosovёs, kundёr UҪK-sё dhe takimin e Richard Holbrooke me drejtuesit e UҪK-sё e konsideruan njё hap nё drejtimin e gabuar. Ky qёndrim rus u bё akoma mё i qartё gjatё vizitёs sё ministrit tё Punёve tё Jashtme tё Rusisё, Igor Ivanov, mё 11 mars 1999 nё Tiranё. Ai deklaroi: “Ne jemi pёr zgjidhjen politike tё problemit dhe kjo ёshtё e mundshme vetёm brenda tёrёsisё territoriale tё Jugosllavisё. Ne nuk i pёrjashtojmё operacionet ushtarake, por duhen pasur parasysh rregullat ndёrkombёtare. Jugosllavia ёshtё vend sovran, prandaj forcat ushtarake mund tё futen nё atё vend po qe se vetё Beogradi jep pёlqimin”. (Milo, 2009:171)

Doktrina putiniste dhe qёndrimet ndaj Kosovёs

Nё kёtё kёndvёshtrim duhen parё edhe qёndrimet e saj ndaj Kosovёs. Teza e re ruse: Kosova ёshtё Rusi.

Putinizmi si doktrinё politike pёrfaqёson njё mendёsi dhe njё sjellje tё re, tё ndёrtuar mbi vetёdijen historike ruse. Njё mendёsi e frymёzuar nga ideologjia e politikёs sё forcёs nё ndёrveprimin ndёrkombёtar, e pёrdorimit tё pakufizuar tё saj dhe ku mё i fuqishmi fiton”. (Hoxhaj, 2022:23)

Si reflektohet kjo doktrinё nё pёrditёsimin e politikave tё brendshme e tё jashtme tё saj nё raport me Kosovёn:

● Operacioni i pёrgjithshёm ushtarak u zhvillua kundёr Beogradit pa miratimin e Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё, me avionё luftarakё dhe raketa tё pёrdorura nё zemёr tё Europёs. Kundёr kёtij sulmi ishte edhe Presidenti Boris Yeltsin. Kur Presidenti Bill Klinton e njoftoi pёr kёtё, ai ishte treguar i dhunshёm, e kishte cilёsuar sulmin ajror si njё agresion amerikan kundёr Ballkanit.

● NATO-ja sajoi njё gjenocid tё rremё nё Kosovё pёr tё legjitimuar ndёrhyrjen e saj.

● Ёshtё kundёr shtetformimit dhe shtetndёrtimit tё Kosovёs. Sipas saj shpallja e pavarёsisё sё Kosovёs ishte njё akt “ilegal dhe imoral”. Duhet tё organizohet dhe tё zhvillohet njё Konferencё tjetёr Ndёrkombёtare pёr tё vendosur pёr statusin e saj.

● Shpik tё ashtuquajturёn ҫёshtje tё Kosovёs. Propozon njё Rezolutё tё Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё pёr tё zёvendёsuar Rezolutёn nr. 1244.

● Pavarёsia e Kosovёs ka nxitur rritjen e separatizmit brenda vetё BE-sё. Ajo sipas saj ka sjellё kaos, dhunё dhe luftё. Nuk e pranon pavarёsinё e Kosovёs me akuzat se atё e krijuan dhe e shpallёn kriminelёt, mafiozёt dhe trafikantёt.

● Kёrkon ruajtjen e status quo-sё nё Kosovё pёr tё pritur ditё mё tё mirё pёr Rusinё dhe Serbinё, pёr serbёt nё pёrgjithёsi qё ta ripushtojnё atё e ta kenё koloni tё pёrherёshme.

● Sipas kёsaj doktrine pavarёsia e Kosovёs ka hapur Kutinё e Pandorёs dhe lista ёshtё e gjatё: kurdёt (Irak), Krimea, Donbasi, Abkhazia, Osetia Jugore, Nagorno-Karabakhu, Katalonja, Transnistria, Skocia, Kebeku etj. Pra “Nuk ёshtё asgjё nё Krime nё krahasim me atё qё keni bёrё nё Jugosllavi (ёshtё fjala pёr qёndrimet e Perёndimit).

● E konsideron Serbinё vazhduese tё Jugosllavisё, me qёllim qё tё mbrojё Rezolutёn nr.1244 pёr tё njohur Kosovёn si pjesё tё territorit serb.

● Propozon njё Jaltё tё Re nё Ballkan, ku patjetёr e sakrifikuara do tё jetё Kosova.

● I bёn presion Beogradit, bile edhe e kёrcёnon pёr tё mos pranuar pavarёsinё e Kosovёs, sepse po ta pranojё atё Rusia do tё humbё pёrgjithmonё Serbinё dhe Ballkanin. Statusi i Kosovёs ёshtё e vetmja gjё qё e mban Rusinё nё Ballkan.

● Armatos Serbinё, Republikёn Srpska nё Bosnjё dhe Hercegovinё pёr tё destabilizuar Ballkanin, pёr tё destabilizuar Veriun e Kosovёs. Organizon grusht shteti nё Mal tё Zi, ndёrhyn nё Republikёn e Maqedonisё sё Veriut vetёm e vetёm qё kёto shtet tё largohen nga NATO-ja.

● Pengon Kosovёn tё hyjё nё organizmat ndёrkombёtare, nё BE dhe NATO. Kundёrshton krijimin e ushtrisё nё Kosovё.

● Ka qenё nxitёsja, frymёzuesja dhe realizuesja kryesore pёr tё kriminalizuar UҪK-në.

● Mban gjallё idenё e “Serbisё sё Madhe” dhe “Rusisё sё Madhe”. Kёrkon tё krijohet njё Jugosllavi e Re, ku tё pёrfshihen: Kosova, Mali i Zi dhe serbёt e Bosnjёs dhe Hercegovinёs. Pra ekziston ambicia pёr njё restaurim politik, territorial dhe shpirtёror tё gjeopolitikёs cariste.

● Sipas Vladimir Putini: “Stabiliteti nё rajon ёshtё seriozisht i kёrcёnuar nga nacionalistёt dhe ekstremistёt fetarё dhe burimi kryesor ёshtё Kosova”.

● Akuzon shqiptarёt nё Kosovё, nё Maqedoninё e Veriut, nё Mal tё Zi, bile edhe ata tё Tiranёs se kanё shkuar vullnetarё nё Ukrainё pёr tё luftuar kundёr rusёve.

● Kёrkon rikthimin e forcave policore dhe ushtarake serbe nё Kosovё. Pra ai kёrkon kthimin prapa tё historisё, pra tё rikrijimit tё Bashkimit Sovjetik, por qё edhe Kosova tё jetё me Serbinё.

● Sipas kёsaj doktrine “Gjyqi i Hagёs bёn gabim qё e shpall Milosheviҫin kriminel lufte.”

● Duke cituar Vendimin e Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё tё OKB-sё pёr Kosovёn, Vladimir Putini i thotё Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё OKB-sё, Antonio Guterres, mё 26 prill 2022 nё Moskё: “Unё personalisht lexova tё gjitha komentet e autoritetve amerikane, tё vendeve europiane, tё gjithё e mbёshtetёn. Nёse ёshtё kёshtu, atёherё Donetsk dhe Luganski kanё tё njёjtёn tё drejtё tё deklarojnё sovranitetin e tyre, pa iu drejtuar autoritetve qёndrore tё Ukrainёs, sepse ёshtё krijuar njё precedent”.

● Nё kuadrin e luftёs hibride, nё konferenca, debate televizive, libra, shkrime, nё ceremoni fetare, nё media shpёrndajnё lajme tё rreme, informacione tё pavёrteta pёr Kosovёn. Shqiptarёt etiketohen “barbarё, vrasёs, dhunues, kriminelё”. Euripidi nё dramёn “Fenikasit” thotё: “Atё qё mund tё bёjё kordha e armiqve/ e bёn edhe fuqia e fjalёs”. Propaganda ruse sё bashku me atё serbe sajojnё raste tё keqtrajtimit tё serbёve nё Veri tё Kosovёs. Sipas tyre, autoritetet e Prishtinёs duke keqtrajtuar serbёt kёrkojnё largimin e tyre nga vendi i tyre dhe tё krijohet njё Kosovё e pastёr etnike. Shkohet mё tej: “NATO-ja u bё mburojё pas sё cilёs u krye spastrimi etnik serb”. Pёr Kremlinin, Lufta e NATO-s nё vitin 1999 kundёr Serbisё ёshtё mёkati origjinal i Perёndimit dhe njё fyerje poshtёruese, pёr tё cilёn Rusia duhet tё hakmerret.

● Vladimir Putini po e pёrdor gjithnjё e mё shumё shpalljen e pavarёsisё sё Kosovёs, tё mbёshtetur nga Perёndimi si justifikim ligjor pёr sulmet ushtarake nё ish-republikat sovjetike me qёllim qё tё rikrijojё njё perandori tё ndikimit rus. Pra doktrina Putiniiste ёshtё pjesё e planit dhe e pёrpjekjeve tё Rusisё pёr tё bёrё njё riformatim gjeopolitik tё rajonit, tё vendeve tё tjera europiane dhe tё botёs nё pёrputhje me skemat e vjetra historike tё kohёs sё Bashkimit Sovjetik.


Spread the love


Leave a Reply