Erërat e veriut

Spread the love

Erërat e veriut

Forca të armatosura të pajisura mirë dhe një kulturë e fortë e vlerave të politikës së jashtme: anëtarësimi i planifikuar i Suedisë dhe Finlandës është një fitim për NATO-n.

Nga Kristina Birke Daniels, Stockholm*

Finlanda dhe Suedia marrin kursin e drejtimit për në NATO. Padyshim një konfirmim i ndryshimit epokal që po ndodh. Kështu, Suedia po tërheq një vijë nën doktrinën e saj të politikës së jashtme 200-vjeçare. Ndërkaq në Finlandë po i vije fundi  prej më shumë se 80 vjet  kultivimi të neutralitetit. Diskutimet e anëtarësimit tregojnë gjithashtu se të dyja vendet shpresojnë për një bashkëpunim më të ngushtë nordik të sigurisë në të ardhmen dhe dëshirojnë të kenë një rol në hartimin e strategjive të reja evropiane të sigurisë. Madje, disa komentues e shohin aplikimin e tyre për anëtarësim si novator për politikën e ardhshme të sigurisë në Evropë.

Në të dy vendet, veçanërisht konservatorët, kanë kritikuar  pozicionin e neutralitetit prej vitesh.  Ky qëndrim tashmë është krejt formal dhe vlenë gjithësesi vetëm në luftë. Suedia dhe Finlanda – dy nga gjashtë shtetet neutrale në Evropë – gjithashtu u pozicionuan politikisht me pranimin e tyre në BE në  vitin 1995 dhe ushtarakisht me Partneritetin për Paqe të  NATO-s në vitin 1994. Të dy vendet mbetën të paangazhuara, por në të njëjtën kohë ishin pjesë e manovrave të NATO-s dhe investuan në sisteme tkompatibile të armëve.

Historikisht, Finlanda ishte praktikisht e obliguar ndaj neutralitetit nga Bashkimi Sovjetik. Doktrina suedeze, nga ana tjetër, ishte një pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar. Shteti i mirëqenies në zemër të modelit nordik, shtylla e brendshme e identitetit suedez, u ndërtua kryesisht sepse vendi neutral u kursye nga efektet shkatërruese të Luftës së Dytë Botërore. Në të dyja vendet, politika e neutralitetit u riinterpretua në mënyrë të përsëritur, kryesisht si një reagim ndaj ndryshimeve historike në Evropë. Sigurisht që duhej të duronte tensionet, për shembull midis industrisë madhështore suedeze të armatimeve dhe nivelit të lartë të angazhimit për çarmatim.

Si Suedia ashtu edhe Finlanda kanë arritur famë të konsiderueshme ndërkombëtare në fushën e zgjidhjes së konflikteve, atë të drejtave të njeriut dhe angazhimit për paqë nëpërmjet neutralitetit të tyre. Nëse anëtarësimi në NATO e vë në dyshim këtë angazhim, krijon një zbrazëti të rrezikshme në rendin ndërkombëtar.

“Mos-angazhimi na ka shërbyer mirë,” theksoi Magdalena Andersson, kryeministrja socialdemokrate e Suedisë, ndërsa shpalli kthesën 180 gradë të partisë së saj. Duke përsëritur mantrën që Olof Palme, ish-kryeministri dhe internacionalisti  i njohur, i kishte dhënë gjithmonë partisë. “Por,” shpjegoi Andersson në mënyrë pragmatike, “ne kemi arritur në përfundimin se nuk do të na shërbejë aq mirë në të ardhmen.” Partia doli në këtë përfundim pas diskutimeve intensive që u zhvilluan emocionalisht në të gjitha nivelet. Në qendër të debatit: çështja e parandalimit  konfliktit bërthamor.

Sipas disa kritikëve, bashkimi me një aleancë që e bazon strategjinë e saj në përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, nuk kontribuon në sigurinë, por krijon më shumë pasiguri. Për ta, neutraliteti kontribuon për de-përshkallëzimin e krizave aktuale dhe të ardhshme. Sipas tyre, arkitektura e ardhshme evropiane e sigurisë është komplementare me NATO-n. Ata e shohin perspektivën e jashtme të NATO-s si një avantazh strategjik.

Socialdemokratët me ndikim folën kundër aderimit. Gjysma e të gjithë parlamentarëve socialdemokratë si dhe shumë shoqata shtetërore mbetën me pozicionin kundër aderimit në NATO. Por kritikët ishin të mbivotuar. Pesë nga tetë partitë parlamentare ishin në favor të aderimit në NATO dhe e polarizuan çështjen. Me rezistencën e tyre mbetën vetëm të Gjelbërit dhe të Majtët. Përveç kësaj, politika e brendshme suedeze është nën presion për shkak të lëvizjeve të forta populiste të krahut të djathtë, ndërkaq zgjedhjet e ardhshme janë në vjeshtë. Në përgjithësi, një situatë jo e lehtë për qeverinë suedeze.

Pozicioni i ri socialdemokrat u vendos përfundimisht nga shumica në parlament. Pavarësisht debatit demokratik, në Suedi ka ende nevojë për harmonizim qëndrimesh. Dikush i drejtohet një identiteti të ri që nuk është aspak i qartë. Dhe nga këndvështrimi suedez, gjithçka po ndodh me një shpejtësi marramendëse.

Gjatë fjalimit të Anderssonit, u bë e qartë se ajo ishte veçanërisht e shqetësuar për situatën e krijuar në kufirin finlandezo-rus. Vendet nordike tradicionalisht bashkëpunojnë ngushtë. Një sulm i çfarëdo lloji ndaj njërit prej tyre, do të kishte pasoja në të gjithë veriun. Megjithatë, besimi në solidaritetin nordik është vënë në luhajë shumë kohët e fundit. Pandemia ka shkatërruar shumë shpresa kur bëhet fjalë për bashkëpunimin gjatë çfardo krize.

Në të dy vendet, popullsia aktualisht është e frikësuar. Është rënë dakord që Rusia ka kaluar vijat e kuqe. Kufiri 1,300 kilometra i Finlandës me Rusinë është i siguruar keq dhe ka qenë gjithmonë një shkak për kujdes. Frika konkrete varion nga faktorë joushtarakë si migrimi i pakontrolluar, ndërhyrja politike në zgjedhje, fushatat e dezinformimit, sulmet kibernetike e deri te mobilizimi (bërthamor) në kufi.

Shqetësimi i kuptueshëm i Finlandës, disa ditë pas sulmit rus ndaj Ukrainës, çoi në një ndryshim opinioni brenda natës dhe në një shumicë dërrmuese në favor të anëtarësimit: 76 përqind e finlandezëve e mbështesin atë. Në Suedinë fqinje, nga ana tjetër, miratimi është vetëm 53 për qind. Finlanda është ende e ndikuar nga marrëdhëniet historikisht të vështira me Rusinë. Kujtimi i Luftës së Dimrit të vitit 1939 është ende i pranishëm. Rusia është edhe sot  një armik   potencial. Numri mbresëlënës i rezervistëve tregon se Finlanda është e përgatitur për kërcënimin e fshehur.

Skenarët e kërcënimit janë bërë më real me sulmin ndaj Ukrainës. Finlanda e ka shtyrë Suedinë përpara saj në debatin e anëtarësimit. Sanna Marin, kryeministrja social-demokrate e Finlandës, ishte e bindur prej kohësh për t’u bashkuar, ndryshe nga kolegia e saj suedeze , Magdalena Andersson. Në Finlandë, Sauli Niinistö, presidenti konservator, është përgjegjës për përcaktimin e udhëzimeve të politikës së jashtme, por pozicionet e të dy kampeve politike janë të ngjashme kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare. Marin dhe Niiniströ kishin theksuar tashmë në fillim të vitit se Finlanda do ta mbante gjithmonë të hapur opsionin e anëtarësimit në NATO. Vendimi në favor të NATO-s u mor pothuajse unanimisht me vetëm tetë vota kundërshtuese në Finlandë, gjë që forcoi edhe unitetin kombëtar.

Rusia pretendon se pushtoi Ukrainën nga frika e NATO-s. Është ironike që nusprodukti i pushtimit rus është tani zgjerimi drejt veriut i NATO-s dhe dyfishimi i kufirit të saj të jashtëm me Rusinë. Shtetet baltike kanë pritshmëri të mëdha kur bëhet fjalë për sigurimin e rajonit të Detit Baltik. Megjithatë, në terma afatgjatë, Arktiku – i neglizhuar deri tani nga NATO – do të bëhet gjithashtu i rëndësishëm për politikën e sigurisë. Efektet e ndryshimeve klimatike atje përmbajnë jo vetëm rreziqe të natyrës gjeopolitike dhe strategjike, por mbi të gjitha edhe për sigurinë njerëzore në habitatin e Arktikut dhe në mbarë botën. Kjo e fundit nuk mund të zgjidhet ushtarakisht, por vetëm me koncepte gjithëpërfshirëse të sigurisë. Kjo ngre pyetje në lidhje me qëllimet afatmesme dhe afatgjata të NATO-s.

Kushdo që  mund të ketë menduar se vendimi i të dy vendeve  për aderim, do të kalonte pa pengesa  të madhe , realiteti  I shpërfaqur me reagimin e presidentit turk Erdogan, vërtetoi se kishte gabuar. Me rezistencën e tij, ai arriti të ndalojë rrugën e shpejtë të aderimit në NATO-s që ishte projektuar edhe si shpresë reale. Motivimi i tij politik janë interesat nacionale të sigurisë. Turqia dëshiron të arrijë përfitime politike përmes negociatave të gjata – mbi të gjitha duke kushtëzuar Suedinë që mos t’ju jap më  azil anëtarëve të PKK-së kurde. Ajo dëshiron t’u tregojë aleatëve të NATO-s se, ka një zë dhe dëshiron t’i mbajë të hapura lidhjet e saj politike, ekonomike dhe ushtarake me Moskën.

NATO mund ta konsiderojë veten me fat që me zgjerimin e synuar verior, jo vetëm me dy forca të armatosura të pajisura mirë  që po i bashkohen radhëve të saj, por edhe dy vende paqedashëse dhe të orientuara drejt dialogut, si parim e model demokratik me qeveri social-demokratike, të cilat sjellin përvojë dhe vlera. për diskutimet strategjike aktuale dhe për të ardhshme n e Aleancës. [Përktheu: ISHGJ]

*  Kristina Birke Daniels është drejtoreshë e zyrës rajonale të FES për vendet nordike në Stokholm. Më parë, ajo ka punuar për FES si drejtoreshë në Kolumbi, Marok dhe Indi.


Spread the love


Leave a Reply