Përpjekja Shqiptare

Spread the love

[Një skicë e shkurëtr e mendimit gjeopolitik lidhur me perspektivën e kombit për liri dhe Bashkim Kombëtar, respektivisht bërjen e Shqipërisë]

Nga Hyzri Salihu

1. Ndonëse qëllimi i fundit për Kombin Shqiptar është bërja e Shqipërisë etnike, por përgjithësisht sot përpjekjet duhet të përqëndrohen në: mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike, territorial etj, të sigurisë së popullit shqiptar në Iliridë, Kosovë lindore, Malësi të madhe dhe Çamëri.

2.Ne të gjithë duhet të jemi prototip i Ushtarit që punon e jeton për Shqipërinë etnike.

3. Paraqitja politike nuk e dha deri më sot impulsin i cili karshi fqinjëve stereotip që kemi, të nxjerr kuptimin se gjithëqka si territor është e njejtë për ne, si brenda ashtu edhe jashtë tij.

4. Në një Ballkan ku intensifikimet e brendshme shpeshëherë mbajnë një status quo, sa për ta kaluar krizën e pas krizës, medeomos kemi nevojë dhe arsye që Shqipëria etnike të përfshihet në gjeopolitikën e Natos, si tërësi. –

Një Shqipëri më këto përmasa faktikisht duhet të jetë edhe garancë për sigurinë e mbarë Europës dhe partner afatgjatë i paqes dhe sigurisë në krahë me SHBA-të.

5. Derisa ne kemi një relief të natyrshëm me pasuri nëntokësore ,kush është garantues i shqipëtareve, pos vetë shqipëtareve? Me një moshë të re dhe të shëndetshme, me pasuri nëntokësore akoma të pa eksplorura mirë dhe me një klimë të përgjithshme e shumë e shumë të tjera, besojmë se na bëjnë më dominues në raport me shtetet të ndryshme të europës.

6. Edhe shumë e shumë i duhet njeriut që ta definojë, kuptimësojë e përmbajtësojë si duhet qenien e tij në njëmendësi .- Çdo njeri e posedon jetën psikike individuale, por njohja e tij dhe morali, raporti i tij është i kushtëzuar në mënyrë sociale. Pos kësaj, individi njerëzor paraqitet si anëtar i kolektivit të caktuar, anëtar i grupit, popullit, partisë, shtetit, rajonit, territorit, kombit etj etj raporteve shoqërore në tërësi, prej nga strukturon personalitetin dhe ndërgjegjen .

7. Por, Kombi shqipëtar duhet të jetë i lidhur në mënyrë të pashkoqitur me idealin e njeriut, e jo me idetë e zvarranikëve që pijnë gjakun e njeriut, andaj shërbimi pa kokë ka sjellë botën në gjendje të Inkuzicionit.

8. Çdo njeri duhet të bëjë përpjekje, për të cilën ka energjinë e qenies njerëzore, për të avancuar ndërgjegjen në drejtim të parimeve universale njerëzore, humane: ta çmojë gjininë njerëzore dhe të pasurojë atë me veprimtarinë e vet, ta mundë mjerimin moral !

9. Njeriu shqipëtar është ai që ka zemër, shpirt, ideal kombetar dhe botëror në vijë Vertikale dhe Humane; zvarranikët e botës mos të abuzojnë me adoloshentë apo fëmije që s’dinë mirë me folë e me shkrue sepse është shkelje e të Drejtave të Njeriut, është krim . Kot e kanë ata që tentojnë ta imitojnë njeriun, sepse është jo logjike, kontradiktore qe jo njeriu te imitojë njeriun.

10. Rizgjimi i vetëdijes kombëtare në krahinën e Sanxhakut Krahina me kryeqendër Pazarin e Ri ka qenë historikisht hapësirë shqiptare, e aneksuar në historinë e saj të dhimbshme me gjenocid, asimilim, me dhunë e zjarr dhe hekur. Jeta social-politike e popullsisë në krahinë duhet të integrohet drejt Republikës së Kosovës, përmes aktualizimit të rezultateve të referendumit të vitit 1992.

Strategjia Kombëtare e vlerëson rizgjimin e krahinës së Sanxhakut si interes madhor kombëtar, duke nxitur veprimtaritë atdhetare që burojnë nga Platforma e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Politika shqiptare duhet të kërkojë mbështetjen e shtetit të Turqisë për hapjen e arkivave të ish-perandorisë Osmane, për të plotësuar vërtetësinë e dosjes politike që kërkon zgjidhje. Synimi mbështet të drejtat e popullsisë në Sanxhak në kushtet e rizgjimit të vetëdijes kombëtare, të të drejtave etno-kulturore, gjuhësore dhe tradicionale, të krijimit të lidhjeve të forta shpirtërore e historike, të mbështetura këto në nevojat e popullsisë në fushën e arsimit, traditës, artit, kulturës, të cilat forcojnë lidhjet shpirtërore me popullsinë shqiptare në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, duke parashtruar nxitjen e procesit të Rilindjes Kombëtare.
Gjeneratat e reja në krahinë duhet të ndjejnë dorën e shteteve shqiptare për rritjen e vetëdijes kombëtare, si proces i pandalshëm.
Shkenca shqiptare ka detyrimin të argumentoj dhe propogandoj historinë e krahinës dhe lidhjet e saj të padiskutueshme me Historinë e Popullit Shqiptar. Popullsia në Sanxhak duhet të dijë se, ata kanë një atdhe, një histori, një të ardhme, të lidhur me perspektivën e kombit për liri dhe Bashkim Kombëtar.


Spread the love


Leave a Reply