PËRSE NE SHQIPTARËT NUK DUHET TË MBESIM MË SKLLEVËR

Spread the love

PËRSE NE SHQIPTARËT NUK DUHET TË MBESIM MË SKLLEVËR

[Ribotim me shkas]

ABD Grid RROJI, Njujork

Momenti historik në të cilin po kalojmë ne, shqiptarët, është një nga pikat më kritike të historisë sonë si komb dhe si shtet. Paria e Tiranës dhe projekti i saj i transformimit të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare kanë dështuar plotësisht, pa asnjë mëdyshje dhe me turp. Nuk ka zgjedhje, ceremoni, ritual, fytyra të shplara, përkujtimore, vrasje mafioze, klan kriminal, sindikatë ndërkombëtare krimi që i nxjerr nga ky dështim i frikshëm dhe i gjithanshëm. Kësaj rruge ku janë duke shkelur, këta do t’i shkojnë deri në fund jo sepse nuk dinë tjetër, jo sepse nuk kanë zgjidhje tjetër, por sepse nuk duan tjetër. Këta e kanë bërë gjithcka me ndërgjegje e pa mëdyshjen më të vogël dhe kanë dështuar. Por, dështimi nuk është i tyre. Ata që kemi dështuar për shkakun e tyre jemi ne shqiptarët. Në rrugë e sipër, gjatë këtij tranzicioni, ata i kanë arritur qëllimet e tyre të pasurimit e të shfrytëzimit deri në palcë të burimeve material të shtetit shqiptar. Ne ngadalë po në mënyrë të pathyeshme po kthehemi në skllevërit e tyre modern, një popull që jeton sot për nesër, që nuk ka nder e vlera, që nuk e di kish është dhe që nuk ka forca të luftojë për veten e vet, për familjet e veta, për të të ardhmen e fëmijevë të vet.

Ata po lënë këtu vetëm eshtrat e kockat e shtetit e të kombit shqiptar, vetëm atë që nuk kanë arritur ta blejnë, ta shesin, ta vjedhin, ta këmbejnë, ta privatizojnë, ta përvetësojnë, ta dhurojnë apo ta pronësojnë. Mirëpo, uria e tyre për para është kaq e madhe sa nuk duan të heqin dorë pa ia përtypur edhe eshtrat e shtetit e të kombit tonë. Prandaj, kjo është një pikë shumë kritike sepse ne shqiptarët jemi në buzë të humnerës morale, ekonomike, politike, kombëtare ku na ka sjellë me qëllim paria sunduese e Tiranës dhe ku do të mbesim për shumë kohë, në se nuk kërkojnë ndryshimin. Në shumë drejtime, në mungesë të një kthese politike, ky moment historik që lidhet edhe me ndryshimin e pritshëm të strukturës së marrëdhënieve ndërmjet Fuqive të Mëdha, do të jetë më shumë se sa një hap më tej në greminën në të cilën po rrëshqasim edhe më poshtë, pa shpresë dhe pa zgjidhjen e duhur. Shqiptarët si komb, në shtetin shqiptar përballen me realitetin e përmbylljes së procesit të transformimit në skllevër të një parie që tashmë i mban peng në vathën e vet të krimit e të korrupsionit që është shteti shqiptar dhe mbasi ka grabitur cdo gjë që mund të grabitej tani do të kthehet e do të hajë vetë shqiptarët. Sepse për këta që nuk kanë lënë gjë pa bërë, hijena e cakallë me fytyrë njerëzore që nuk kanë as nder, as vlera, as moral, as njerëzillëk, as komb, me kenë shqiptarvrasës e shqiptarurrejtës është lavdërim.

Këta janë shkaku pse jemi këtu. Paria e Tiranës, pavarësisht grindjeve brenda llojit për për interesat e tyre, e konsideron veten si një klan i mirëorganizuar që beson vetëm në paranë e në pushtetin dhe që i është imponuar si superior në të gjithë drejtimet shoqërisë dhe kombit shqiptare. Por ky superioritet i rremë mbështetet në një gjykim që e mat gjithcka me paranë dhe pushtetin dhe me lidhjet e qëndrave të errta të ndikimit jashtë shtetit shqiptar. Pavarësisht emrave, gjenealogjive, krushqive, origjinave dhe klaneve, që mund të kenë vlerë në nivelin individual e familjar, si grup kompakt paria nuk ka asnjë vlerë morale njerëzore, etnike, apo kombëtare shqiptare. Këta janë një bandë kriminale që ka shkuar në origjinat e veta. Nga ana e jonë, tashmë ne shqiptarët jemi një komb i shkërmoqur, i çoroditur, pa vlerat e pa drejtimin e duhur moral dhe politik dhe nën një injorancë të theksuar politike, me një infantilizëm të spikatur politik, dhe me një mungesë vetëdije kombëtare që nuk ka krahasim me kombet e tjerë.

Ne jemi në një gjendje marrëzie kolektive dhe në këtë absurd kriminal që e konsiderojmë realitet, ne shqiptarët po ndjekim qorrazi parinë dhe veglat e saj politike, mediatike, kriminale, dhe kulturore. Edhe kur nuk i ndjekim prijatarët e parisë, ne po ndjekim si rrugë shpëtimi projekte vlerash e qytetërimesh që njëlloj na çojnë tek humbja e identitetit dhe e vlerave themelore, dhe kjo është pikërisht ajo çka i intereson parisë. E kështu ata na sundojnë, luajnë si macja me miun me ne, dhe bëjnë çka duan me ne sepse ne i kemi lejuar ata që të bëjnë këtë. Sepse në këtë rrugë ku jemi duke ndjekur parinë, d.m.th., në rrugën e vesit, të krimit, të poshtërsisë, të mashtrimit e të cnjerëzimit, të gjithë bashkë e secili më vete, ne shqiptarët po kthehemi në skllevër të vullnetshëm të këtij grupimi që me këmbëngulje, me shumë aftësi punon dhe i arrin me të gjithë mënyrat e mjetet qëllimet e veta. Parimi i parisë është që një ujk i vetëm e mbyt një kope me njëmijë dele. Deri më tash ia kanë arritur.

Pavarësisht asaj që këta iu thonë përmes veglave të tyre mediatike, analitike, politike, propagandistike e me radhë, e vërteta është shumë e hidhur. Këta kanë dështuar. Kanë dështuar dhe nuk ka Zot që të dalë e të thotë të kundërtën e të bindë njeri. Kanë dështuar tërësisht. Por këta kriminelë duan që fajin të na e lënë ne, shqiptarëve, karakterit, traditave, vlerave dhe vecantësive tona. E kjo nuk është e nuk mundet me kenë e vërtetë!! Ne e dimë kush jemi dhe nuk jemi kjo çorbë etnike e kriminale që janë këta. Këta duan që të gjejnë rrugëzgjidhjen e tyre nga ky qorrsokak politik duke na shtyrë edhe në luftë civile, vllavrasje, përplasje e shtretim vetëm e vetëm që të garantojnë mundësinë që të jenë të domosdoshëm në këtë fazë të frikshme të historisë së kombit shqiptar që do të shpaloset në pak vitet e ardhshme.

Prandaj, kush e kupton shkallën e dështimit të tyre, secili e të gjithë bashkë kemi vetëm dy zgjidhje. Ose të bëhemi skllevër të tyre dhe të shuhemi si skllevër që jetojnë sot për nesër e nën mëshirën e tyre. Ose të kërkojmë të ardhmen që na duhet dhe të punojmë për atë të ardhme me të gjithë mjetet e mënyrat e duhura e të pranueshme. Kjo është një zgjidhje që cdo shqiptar që ka mend duhet t’ia parashtrojë vetes. Çfarë të ardhme dëshëron për veten dhe për fëmijët tuaj??? Për ata që duan të jenë skllevër, shteti shqiptar është vendi ideal i skllevërve. Ata që nuk duan lirinë, nderin e sigurinë për vete e për fëmijët e tyre le të bëhen mushka droge, le të shesin fëmijët e tyre për organe e pjesë këmbimi, le të nisin vajzat e motrat për prostituta, dhe vetë të bredhin me makina të reja, te jetojnë e të vdesin për qejf e të bëhen qënie që jetojnë sot për sot sic i don paria e Tiranës.

Por për ata që duan me kenë shqiptarë e njerëz, kjo është e papranueshme. Andaj, ne na duhet që me çdo kusht e me çdo mënyrë të dalim nga kjo gjendje dhe e vetmja rrugëzgjidhje që kemi është që të shohim vetveten në sy dhe të bëjmë atë që duhet. Ne duhet të nisim rrugëtimin e ri e ndryshe, duke pasur si busull të pandashme udheheqëse vlerat tona autentike etnike kombëtare, të mendojmë për shtetin tone kombëtar, për kombin tone etnik, për vlerat dhe për virtytet e shqiptarit. Dhe këtë do ta bëjmë edhe duke synuar t’iu ikim mashtrimeve, rrenave, hileve, krimit, veseve e poshtërsisë së parisë. Do të jetë e mundimshme por na duhet një fillim i ri sepse nuk ecet në humnerën ku po rrëshqasim me kaq vërtik. Në duhet që të kërkojmë me cdo kusht një fillim të ri të mbështetur tek këto vlera sepse cdo gjë tjetër ka dështuar.

Nuk ka asnjë dyshim se sot më shumë se kurrë, edhe për shkak të humnerës që na pret, ne shqiptarëve na duhet një rrugë e qartë, një vizion i balancuar, një zgjidhje e mundshme, praktike, realiste dhe që e vë shoqërinë tonë shqiptare në binarët e duhur dhe në rrugën e normalitetit. Si duhet të veprojmë që të kemi edhe ne, shqiptarët si komb, një të ardhme normale? Cfarë duhet të bëjmë që të kemi një të ardhme me siguri, me ekulibre shoqërore, me begati, me mjaftueshmëri, me harmoni, me drejtësi, me virtyte e me moralin e duhur? Cila lloj shoqërie, cili lloj shteti, cila mendësi e strukturë institucionale na i garanton këto të mira që i kanë disa nga të tjerët dhe që ne përditë e më shumë iu largohemi aq sa tani kanë nisur të na duken të pambrritshme?

Ky manifest ka pikërisht këtë qëllim: të parashtrojë një trajtim ndryshe të gjendjes, të ofrojë një zgjidhje të nevojshme, të përvijojë një mundësi që nuk duhet humbur, dhe të piketojë atë që, sipas bindjes sonë, është rrugëdalja e vetme nga qorrsokaku ku na mbajnë mbyllur ata që na duan skllevër. Nuk do të nisim duke gjykuar të shkuarën; nuk presim të dënojmë njerëz e klane; nuk synojmë të hedhim poshtë të mirat që mund të jenë bërë. Por duke besuar se me kohë përgjegjësia do të shkojë tek ata që e meritojnë, qëllimi i ynë është me dhënë një pamje të asaj të ardhmeje e cila, me punë e me mund, do të na drejtojë në rrugën e bashkëkohësisë dhe të vlerave të shtet-kombeve normale. Sepse tashmë zgjidhja e jonë si shqiptarë është e qartë dhe nuk ka tjetër. Nga një anë, ose do të vazhdojmë në këtë rrugë ku jemi e do të bëhemi skllevër të të tjerëve e të mendësive jo shqiptare dhe të jetojmë si të huaj në shtetin tonë. Nga ana tjetër, do të duhet që me mundim e me sakrifica, të ndjekim rrugën e duhur, të bëjmë shtetin tonë në shërbim të shqiptarëve edhe përkundër të gjithë armiqve që i kemi të shumtë, që i kemi edhe midis nesh, që shtohen dhe që bëjnë cdo gjë të mundshme që të na mbajnë si skllevër dhe që më shumë se cdo gjë e kanë frikë bashkimin e shqiptarëve në një shtet-komb normal. Rruga është e vështirë e nuk dihet ku do të dalë, por nuk ka asnjë rrugë tjetër që na kthen tek një jetë e sigurtë, me nder, me dinjitet, me respektin që meritojmë, me të ardhme për fëmijët e brezat që vijnë, dhe me një shtet që do të na shërbejë ne shqiptarëve e jo të huajve dhe veglave të tyre shumëetnike e shqiptarurrejtëse që sundojnë shtetin shqiptar.

KU JEMI DHE CFARË PO NDODH ME SHQIPTARËT?

Në të gjitha shtetet në të cilat jetojmë ne shqiptarët ka një paradoks: ata që na sundojnë ne janë gjithmonë në një gjendje shumë të mirë se sa të gjithë ne shqiptarët. Kjo ndodh me grekët, me serbët, maqedonasit e malazezët, me pakicat në Kosovë si dhe me parinë tonë shumëetnike të Tiranës në shtetin shqiptar. Ne si komb, jemi të përfshirë në një krizë të thellë dhe të gjithanshme e cila po thellohet e përkeqësohet nga dita më ditë. Edhe pse në pjesën tjetër në vazhdim do të ketë shpjegimin e duhur sepse jemi këtu e cfarë duhet të bëjmë, për momentin do të ndalemi në rastin e shtetit të gjymtuar shqiptar. E bëjmë këtë sepse qëllimet afatgjata mund e duhet të jenë mbarëkombëtare, por politika bëhet në një system politik të caktuar e të ndarë, me rregullat e dallueshme e të vecanta të tij dhe prandaj duhet punuar në gjendjen e në kushtet në të cilën ndodhet ai shtet.

Ky shtet shqiptar, që nisi si një shtet i shqiptarëve dhe që gjithnjë ka qënë ose në shërbim të hapur të interesave joshqiptare, ose ka qënë i sunduar prej pakicave dhe i frymëzuar nga një ideologji shqiptarurrejtëse dhe shqiptarvrasëse, edhe pse është i vetmi entitet sovran që kemi, është në një gjendje kritike dhe delikate. Shteti shqiptar është rasti më kryesor ku duhet të përqëndrohemi edhe sepse gjatë këtyre viteve, përpjekja më e fuqishme dhe më sistematike ka qënë e drejtuar kundër shqiptarizimit, kundër ndjenjës etnike dhe kombëtare shqiptare. Kjo përpjekje ka ndjekur një linjë të qartë shqiptarurrejtëse që është zbatuar forcërisht, institucionalisht, kulturalisht e ekonomikisht nga paria e Tiranës.

Mirëpo gjërat nuk kanë shkuar ashtu sic kanë pritur e shpresuar pjestarët dhe ideologët e parisë shqiptarurrejtëse dhe të sunduar prej pakicave bashkësore fetare, etnike, apo klanore të parisë së Tiranës. Nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mëdyshje se ky system do të dështonte. Më e pakta që mund të thuhet ishte se ky system që u ndërtua ishte jo vetëm antishqiptar por se ishte tërësisht e katërcipërisht kundër normalitetit njerëzor, si dhe krejtësisht kundër të zhvillimeve të natyrshme politike dhe shoqërore që të mund të zgjaste edhe përtej një kohe e caku të caktuar. Figurativisht, sistemi që këta kanë ndërtuar është një mushkë që nuk mund të rilindë më. Prandaj edhe ky system ose do të vdesë me ta, në rast të një përmbysjeje që nuk dihet ende nga mund të vijë, ose këta do të bien me fundin e pritshëm e të pashmangshëm të këtij sistemi nga një palë e tyre që do të humbë dhe do t’iu kundërvihet. Mirëpo ky fund i pashmangshëm i këtij sistemi oligarkik, sepse kështu përfundojnë sistemet e tilla, nuk mundet me kenë fundi i shqiptarëve as si komb, e as si shtet i shqiptarëve.

Mëgjithatë, duhet kuptuar si duhet se pse sistemi “mushkë,” një deformim dhe deformues anormal i njerëzores, shtetërores, dhe kombëtares, që është i ndërtuar prej parisë së Tiranës gjatë shumë viteve të ashtuquajtura “tranzicion,” ka dështuar në të gjithë drejtimet dhe pa asnjë mëdyshje, në të gjithë fushat e jetës. Mjafton edhe vetëm një përshkrim i përciptë i disa prej aspekteve më kryesore të gjendjes në të cilën jemi ngërthyer për të na sjellë në vete dhe për të kuptuar greminën ku jemi katandisur dhe ku po rrokullisemi shpejt e shpejt. Por ne na duhet ta bëjmë këtë me gjakftohtësi e mencuri sepse e keqja nuk ka fund dhe ne shkojmë përditë e më poshtë pa e cekur atë fundin e frikshëm të skllavënimit e cnjerëzimit të hapur. Fundi i rrugës të së keqes ku po na detyrojnë që të ecim është vetëm fundi i jonë si komb e si shtet dhe kur të vijë ai fund, nuk na bën më dobi mirëkuptimi. Pa hyrë më thellë, ja dhjetë nga elementët dhe treguesit më kryesorë, të rreshtuar më poshtë, që duhet të na bindin se jemi në rrugën më të padëshërueshme të mundshme:

Shteti nuk ka sovranitet të jashtëm dhe tashmë është një protektorat i pashpallur dhe një mandat i ngjashëm me mandatet dhe me kolonitë e dikurshme afrikane. Me mirëkuptimin dhe me shërbimin e vetëdijshëm të parisë sunduese, dhe të klaneve të parisë, shteti shqiptar është kthyer në një han pa porta për të gjithë interesat antishqiptare. Shteti, që duhej të ishte shteti shqiptar, është një shtet i hapur jo vetëm për armiqtë e përjetshëm të shqiptarëve por për të gjithë Fuqitë e Mëdha që e kanë kthyer në një fushë beteje interesash që nuk kanë të bëjnë asgjë me ne. Më e keqja po vjen shpejt, dhe ajo është koha kur shteti shqiptar dhe interesat jetike të tij do të konsiderohen si një mjet shkëmbimi për mbrojtjen dhe forcimin e interesave të tjera të Fuqive të Mëdha. E në këtë përplasje apo marrëveshje globale, në të cilat fati i shteteve të vogla është në varësi të fuqisë që këto shtete kanë, ne nuk kemi asnjë mundësi të vendosim për kombin e shtetin tonë.

Në lidhje me sovranitetin e brendshëm, shteti shqiptar ka humbur elementët thelbësorë të shtetit dhe, më keq se aq, tani vepron hapur kundër shqiptarëve dhe kundër interesave të tyre jetike. Tashmë, shteti shqiptar është një nyje strategjike e hapur, që pavarësisht anëtarësimit formal në NATO, ka krijuar shume mundësi të tjera ndikimi e balancimi influence nga fuqi të tjera të interesuara. Në një mënyrë perverse, shteti shqiptar është trajtuar e vetëtrajtuar si një katund gjigand i cili përdoret nga paria dhe nga të huajt për interesa të ngushta strategjike si një shtet eksperimental dhe thjesht për të mbledhur paranë, që shqiptarët e këmbejnë me jetën dhe me të ardhmen e tyre. Shteti shqiptar qartësisht e pa kushte, përmes borxheve, bankave, politikave, koncesioneve, dhe trajtimeve preferenciale është një instrument në shërbim të interesave të oligarkisë financiare ndërkombëtare dhe të këtyre sejmenëve të tyre lokalë. Shteti është reduktuar në një instrument dhune e sundimi institucional për të mbajtur nën kontroll shqiptarët dhe për t’i kthyer në skllevër të gjithfarë interesash që vec atyre nuk iu shërbejnë. Në të gjitha atributet themelore të shtetit, shteti shqiptar lë shumë për të dëshëruar. Territori është i kontestueshëm, shteti nuk kontrollon dot zona të tëra me autoritetin e pritshëm, dhuna nuk është legjitime dhe e mëbshtetur në ligjin e zbatuar me barazi dhe njëlloj për të gjithë. Popullsia e shtetit nuk i është besnike këtij shteti por shteteve dhe strukturave të tjera. Institucionet e shtetit kontrollohen nga interesa të jashtme dhe nuk iu janë besnike direkt shtetit dhe interesit të tij kombëtar. Shteti nuk i kryen funksionet e tij themelore, as të mbrojtjes, as të sigurisë, as të përfaqësimit, as të ndërmjetësimit, as të zhvillimit, as të edukimit, sic duhet dhe është i kontrolluar hapur nga interesa joshtetërore dhe antishqiptare. E vetëm kështu një shtet-komb normal e bashkëkohor nuk duhet me kenë.

Administrata shtetërore si lidhje direkte midis shtetit dhe shtetasve të vet është në pikë të hallit dhe në varësi të plotë të vullnetit të parisë. Administrata është rrënjësisht e korruptuar dhe e kriminalizuar deri në palcë. Arsyeja është se administrata shtetërore në shumicën dërmuese të hallkave të saj funksionon në bazë të rushfetit e të vjedhjes së paskrupullt të burimeve shtetërore dhe të kombit. Kushtetuta dhe ligji janë gërma në letër që nuk kanë asnjë kuptim e vlerë përtej asaj që don paria sunduese. Karagjozllëku kushtetues ka arritur nivelt më të ulta të mundshme: kushtetuta e shtetit u bë dhe u vendos mbasi disa vetë hëngrën sanduich me sallam austriak dhe pinë ujë pa gaz. Këtu ligji i vërtetë është vullneti i arhondëve dhe pashallarëve të rinj që përfaqësojnë interesat e strukturave rajonale, fetare, bashkësore dhe kriminale në të gjitha hallkat e shtetit. Këta individë që janë prijatarët e parisë jo vetëm që nuk duan që shteti shqiptar të punojë për shqiptarët, por këta nuk duan që as të kemi një shtet normal që mbron interesat e qytetarëve të vet. Ata duan një shtet-vegël që iu shërben atyre vetë dhe klaneve të cilave ata iu përkasin. Prandaj, për shkak të këtij kontrolli të rreptë politik nga paria, kalbëzimi dhe kriminalizimi i administratës shtëtërore ka arritur shumë, shumë thellë. Shteti shqipar është bërë si karroca e Nastradinit që e sjell kushdo nga don vetë. E megjithatë, fajtor nuk është vetëm politizimi ekstrem nga ana e sunduesve të shtetit por edhe kultivimi i mendësisë anti-shtet nga ana e strukturave që duhej të ishin pjesë e shoqërisë civile, nga ana e profesionistëve dhe e njerëzve që respektohen nga shtresa të caktuara të shoqërisë. Ka boll deputetë që janë kriminelë e vrasës, zyrtarë që janë ish-të-burgosur, gjykatës që janë maskarenj e zhvatës, ministra që janë superhajna, politikanë që janë trafikantë droge e organesh, ndihmëse zyrash që janë edhe punjonëse seksi, drejtoresha që përdorin gjuhën e prostitutave. Cka nuk ka në administratën shtetërore të shtetit shqiptar! Gjithcka funksionon në bazë të krimit, të korrupsionit e degjenerimit dhe të shkallës së shërbimit që i bëhet parisë sunduesve dhe pronarëve të saj ndërkombëtarë. Por më e keqja është se ata që duhej të ishin roja e interesave kombëtare dhe zyrtarë të shtetit e shërbyes të shoqërisë, profesorët, mësuesit, oficerët, zyrtarët, mjekët, sipërmarrësit, e me radhë, janë shumë të inkriminuar nga interesat e parisë sunduese. Ligji dhe e drejta blihet dhe shitet, dhe ky shtet funksionon në bazë të lekut. Tenderat jepen sipas interesave te pushtetarëve, investimet bëhen simbas nivelit të vjedhjes publike, projektet formulohen e zbatohen sipas modeleve që nuk kanë vlerë për ne, borxhet merren sepse duhen paguar rrogat, policia shtohet për të ushtruar dhunë, ndërsa ushtria ka mbetur me lopata, ndihmat jepen për sektorë joprodhues të shoqërisë dhe si imitim i asaj cka ndodh diku tjetër, ata që duhen mbështetur injorohen dhe kështu gjithcka bëhet mbrapsht. E vetëm kështu një administratë shtetërore normale nuk duhet me kenë.

Ekonomia është një paradoks sepse pjesa prodhuese në bujqësi e në industry përbën vetëm një pjesë të papërfillshme të ekonomisë shtetërore e kombëtare. Në vend prodhohet shumë pak. Këtu flitet për ndërtim të kapitalizmit dhe e ashtuquajtura ekonomi e tregut është ekonomi skkllevërish që mbahet me një model kapitalizmi katundar i llojit të vet. Ky është një shtet që mbahet me kafene, shërbime, e piramida financiare, arsimore, ndërtimore, e të të gjitha llojeve që ngrihen e bien sipas interesave të parisë. Mbas shitjeve dhe privatizimit masiv e të paskrupullt të pasurisë kombëtare e shtetërore shteti dhe shoqëria tashmë realisht mbështetet në narkoekonominë, në të ardhurat nga emigrantët dhe në borxhet shtetërore që po rriten në mënyrë të përshpejtuar e të frikshme. Ekonomia është masivisht joformale, tërësisht e penetruar nga krimi ndërkombëtar, nuk ka likuiditet sepse nuk ka prodhim por edhe se paratë janë të fshehura, dhe më e keqja gjithcka lundron si në kënetë: burimet e parasë janë të papastra sepse paratë vijnë nga krimi. Në mungesë të të ardhurave nga ekonomia, si dhe në mungesë të vullnetit politik për të taksuar si duhet ata që kontrollojnë monopolet oligarkike, shteti është kthyer që të hajë qytetarët e vet që, nga ana e tyre, vetëm këtë shtet parazit nuk e duan. Pronësia është katrahurë e qëllimtë që është lënë të shkojë në këtë gjendje për interesa elektorale dhe ekonomike të parisë. Cdo parti kur vjen në pushtet ndan tapi, dhe shumë njerëz i blejnë tapitë, dhe nuk dihet me qartësi se e kujt është prona. Ama, prona e madhe dhe një pjesë e mirë e tokës, e minierave, e bregdetit, dhe e burimeve të shfrytëzueshme gjendet në duart e të huajve që i përdorin qeveritarët tanë si kukulla plastike që i kanë marrë si koncesione apo i kanë blerë me hicgjë. Të huajt e zotërojnë shtetin tonë si duan ata vetë dhe ne jemi skllevër në vendin tonë që e ka bekuar i Madhi Zot. Ata kontrollojnë kumarin, kazinot, drogën, kontrabandën, deri edhe spitalet e klinikat e pjesëve të trupit dhe marrin pjesën e tyre në cdo veprimtari ekonomike domethënëse që zhvillohet në shtetin shqiptar. Shpërdorimi i burimeve kombëtare ka qënë i llahtarshëm, i qëllimtë, dhe është kryer në mënyrë kirurgjikale nga një pari sunduese kriminale për interesat e saj dhe ato të të huajve. Gjithcka është shkatërruar, është keqpërdoruar, është rrënuar, dhe me qëllim e me synime të ditura më pare që si emërues të përbashkët kanë përfitimin. Në vend të fabrikave ka pube, klube e mejhana. Shumëcka bëhet sa më mbrapsht që mundet me u bë. Piramida financiare, ndërtime pa kriter e pa masë, universitete që c’edukojnë, rrugë që nuk të cojnë kund, xhungla urbane që nuk mund të shpërbëhen lehtë, ndërtime si të termiteve, betonizim të bregdetit, rrënime të qëllimta të ambjentit, plehra të importuara, ushqime të skaduara, e me radhë. Në vend të investimeve me mend ka shfrytëzim të paskrupullt të shqiptarëve nën maskën e partneritetit shtet-privat, në vend të projekteve afatgjata e fitimprurëse që sjellin punësim, përmirësim e forcim të shtetit e të ekonomisë, ka sheshe, kulla, stadiume, palma e lungomare, edhe këto asnjëherë të bëra si duhet edhe mbasi fondet janë vjedhur nga tre-katër herë. Në vend të lulëzimit ka shkatërrim sistematik e të qëllimtë. Dhjetra miliardat që kanë hyrë në këtë shtet si para të pastra e të papastra kanë shkuar thjesht për pasurimin e parisë sunduese dhe njerëzit kanë mbetur si termitet me tulla e llac në pallate ku nuk jeton njeri, me dyqane ku nuk blen njeri, me investime që po myken e rrënohen e që nuk i duhen më njeriu dhe që shteti duhet ti konsiderojë si rrezik për jetën e njerëzve. E vetëm kështu një ekonomi kombëtare dhe e tregut nuk duhet me kenë.

Shoqëria shqiptare është e grimcuar, moralisht e rrënuar dhe e penetruar deri në rrënjë nga interesat klanore, mafioze dhe materialiste ekstreme. Tashmë jemi një shoqëri qartësisht oligarkike në të cilën ata që kanë paranë, kanë edhe pushtetin, edhe kontrollin mbi ekonominë. Ata që nuk kanë, nuk dinë se c’të bëjnë dhe përfundojnë në skllevër që punojnë sot për nesër dhe që e kanë humbur dinjitetin e njeriut normal. Polarizimi ekonomik ka cuar në ndërtimin e një shoqërie në të cilin një masë e vogël prej 300 famijesh, me mbështetjen e ndërgjegjëshme të pesë përqind të shoqërisë që ka struktura e burime ekonomike, si dhe me pagimin relativisht të mirë të një dhjetë përqindshi tjetër të punësuar në shtet kontrollon me dorë të hekurt strukturat oligarkike në të githë fushat dhe nivelet. Prandaj, paria e Tiranës jeton në një botë surreale në të cilën ajo nuk ka lidhje me pjesën tjetër të shoqërisë. Shoqëria civile është një kënetë morale në të cilën notojnë të gjithë zgjatimet e parisë dhe që është e varur tërësisht nga mbështetja e huaj dhe nga thithja e burimeve shtetërore përmes lidhjeve personale e familiare me parinë e Tiranës. Këtu hyn edhe profesorati dhe inteligjencia që duhej të ishin në pararojë të mbrojtjes së interesave kombëtare e të moralit por, që në fakt, një pjesë e madhe janë instrumentalizuar në atë shkallë sa të vjen neveri. Mjafton të shihet shkalla e piramidizimit të universiteteteve dhe roli që ta kanë luajtur në këtë proces. Propaganda e tmerrshme, sistematike, e vazhdueshme, e koordinuar dhe e mirëfinancuar e parisë ka krijuar trauma e plasje shoqërore që e kanë ulur nivelin e qytetërimit në zona të caktuara deri në një shkallë kafshërimi, djallëzimi e imunizimi nga vlerat reale, dicka që është e frikshme dhe tronditëse në të njëjtën kohë. Përpjekja e pareshtur e parisë, e të gjithë mjetet e metodat, është të krijohet një qënie individualiste e cila jeton e vdes si kafshë asociale dhe lind e vdes vetëm për veten e vet. Një njeri materialist, konsumerist, arrivist dhe i degjeneruar në këtë mënyrë, nuk mundet me kenë as pengesë për parinë, dhe as burim mbështetje për forma organizimi dhe rezistence që mund ta kundërshtojnë atë. Ky kafshërim individual tashmë është realiteti për shumë vetë. Sjellja që manifestohet nga këto individë është shprehje e një mendësie kolektive që, në mungesë të moralit të duhur shoqëror, i afrohet cmendurisë ekstreme kolektive. Për shkak të promovimit të këtyre antivlerave, ky shtet dhe kombi shqiptar bashkë me të, ka hyrë në një shkallë marrëzie kolektive që po e gangrenizon edhe atë pjesë të shëndoshë të kombit që refuzon me u konformue me këtë ideologji të krimit. Mirëpo kjo është e destinuar të dështojë sepse po vazhdoi kështu, gjendja do të përkeqësohet dhe plagët shoqërore do të plasin si qelbi sepse gangrene e tillë morale vetëm aty të con. Kjo është një shoqëri në fundin e prekshëm të qytetërimit, një shoqëri e mpirë mendërisht e moralisht, në të cilën njeriu për njeriun është ujk, hienë, dhe që jeton me parazitizmin më të neveritshëm duke ia marrë jetën tjetrit. E vetëm kështu një shoqëri normale nuk duhet me kenë.

Strukturat politike dhe në vecanti partitë politike janë banda dhe grupime të kontrolluara nga interesat klanore dhe kriminale që në krye dhe si përfaqësues zgjedhin e caktojnë kriminelë, njerëz që e kanë vendin në litar. Këta zgjidhen si përfaqësues të shqiptarëve dhe, mbasi kanë paranë e mbështetjen e familjeve kriminale lokale dhe të vetë parisë së Tiranës, këta mandej bëjnë ligjet që duhet të rregullojnë jetën e shqiptarëve. Demokracia, që në rastin më të mirë është një mënyrë me zgjedhë udhëheqësit e shtetit, e në rastin më të keq është një mënyrë me degjenerue një shtet e një komb, duke ua lënë vendimmarrjen budallenjve e maskarenjve, në këtë vend nuk funksionon as në letër. Demokracia është kthyer në armën e banditëve, të kriminelëve dhe të hajnave për me legjitimue sundimin e tyre. Mirëpo tani, kjo teknikë e ndjekur nga paria po jep efektin e kundërt, sepse njerëzit gjithnjë veprojnë në grupe dhe jo si individë dhe duke mos e pranuar parinë sunduese dhe strukturat e saj, si dhe duke kërkuar grupe që funksionojnë moralisht, nga një anë shqiptarët po i u bashkëngjiten strukturave të tjera jashtë parisë dhe organizmave të saja politike dhe nga ana e tyre, strukturat kriminale po synojnë të rivalizojnë parinë. Gjithnjë e më shumë shqiptarët po e gjejnë zgjidhjen në bashkëngjitjen e tyre sistemeve të vlerave fetare, qytetërimore dhe në kultivimin e mendësisë së ngushtë tribale e katundare. Prandaj edhe shqiptarët po jetojnë në izolim nga njëri-tjetri, ata e kanë humbur ose po e humbin vetëdijen kombëtare, ose në rastin më të mirë e kanë të deformuar dhe kënaqen me ndeshjet e kombëtares së futbollit. Si pasojë, edhe dasitë fetare e rajonale po thellohen e po përkeqësohen. Sistemet zgjedhore, institucionet që i mbikqyrin zgjedhjet e votimin dhe procese janë pa kushte në shërbim të parisë dhe të trusteve dhe ortave të saj katundare dhe kriminale. Këtu, që nga vota që shitet, tek komisioneri që mbyll sytë, e deri tek organet që duhet të ruajnë e mbrojnë votën, edhe vete pragu elektoral, gjithcka punon për parinë dhe interesat e saj. Këto struktura e mekanizma e ruajnë, e mbështesin dhe e mbrojnë sistemin e sundimit të parisë pjesë integrale e të cilës janë. E vetëm kështu struktura e një sistemi politik në një shtet normal nuk duhet me kenë.

Sistemet e shërbimeve si arsimi, shëndetësia, mbrojtja, rendi, policia politike, dhe kultura janë të gjitha përtokë, jofunksionale dhe të zvetënuara në të gjithë hallkat dhe në shërbim të kujt paguan më shumë. Në fakt të gjitha shërbejnë për të kundërtën e asaj që duhej të shërbenin. Ato kryejnë më së mbrapshti c’edukimin, degjenerimin, masakrimin, cnderimin, kontrollimin e cnjerëzimin e shqiptarëve. Shteti nuk të mbron, nuk të edukon, nuk të shëron, por thjesht të mjel e të shfrytëzon. Në libra futen shembuj se si të dhunosh e të vrasësh motrën e nënën. Njerezit mësohen me dashtë më shumë qentë se njerëzit. Seksi është gjithkund. Modelet që iu jepen të rinjve janë modelet e zvetënuara të getove e fëlliqësirave të llumit të shoqërive të tjera. Diploma është një copë letër. Mjeku që duhet me të dhanë jetë, të vret ose ta zgjat jetën po pate para. Ai që bën ilacet ti shet me pluhur gëlqere. Ky është një vend ku mbijeton vetëm po të ruajti Zoti, dhe po të doli llogaria e kuleta. Në Shqipëri hyn derri e dosa antishqiptare dhe nuk pyet njeri, ama kur je atdhetar e patriot je rrezik për shtetin. Mjafton të shohësh trajtimin që marrin pensionistët dhe të kuptosh se sa pak respect për njetën ka në këtë vend. Shkurt, shteti i jonë punon për parinë dhe është kundër shtetasve të vet. E vetëm kështu shërbimet që ofron shteti në një shoqëri normale nuk duhet me kenë.

Natyra shqiptare dhe ambjenti janë shkatërruar me qëllim e sistematikisht. Pyjet janë prerë, shtazët janë zhdukur, uji është helmuar, toka është mbjellë me plehra e helme. Vendbanimet janë kthyer në xhungla ndërtimesh të shëmtuara që shërbjenë vetëm për fitimin e momentit. Një makinë shqiptare ndot më shumë se një avion. Hekuri vjen radioaktiv, pulat që hahen janë kancerogjene, uji edhe në Tiranë të vjen me fekale, gruri vjen i shplarë me klor, tre vjet në magazina dhe nga ai lloj që iu jepet bagëtive, cilësia e mallit që shitet shtrenjtë është më e keqja e mundshme, mishi vjen nga lopët e cmendura, sallami bëhet me kocka e dhjamë, groshë e patate, djathi me tallash, nafta është e përzjerë me solar të djegur, makinat helmojnë kalimtarët, shkalla e kancerit është dhjetëfishi i një shteti normal, njerëzit vdesin e mbyten në spitale. Sistemet e drenazhimit, të kullimit, kanalet vaditëse, hidrovoret e me radhë kanë pësuar dëme shpesh të pariparueshme. Ajo që i është bërë natyrës dhe burimeve jetike për një shoqëri, gjatë këtyre viteve nuk ndodh në një shtet normal.

Vlerat janë bjerrur në ekstremin e mundshëm të veseve që duhet me shkatërrue një shoqëri dhe me e kthye në një turmë skllevërish. Paria e Tiranës ka hequr dorë nga kultivimi i vlerave dhe i strukturave shoqërore që janë normale në një shoqëri bashkëkohore. Prandaj, kjo është një shoqëri e braktisur në fatin e vet në të cilën jeta e njeriut nuk ka vlerë dhe ku më pak se të gjithë, edhe se e qenve për të cilët kujdesen kaq shumë bashkitë, cmohet jeta e shqiptarit. Gjithcka në këtë shtet bëhet mbrapsht e qëllimisht mbrapsht që të cnjerëzohen shqiptarët e të bëhen skllevër e të zhduken nga faqja e dheut. Injoranca është një armë shumë e fuqishme e parisë. Niveli i njohurive të njerëzve për jetën e vërtetë, me respect për veten e me dinjitet është tejet i ulët dhe shumë nga këta njerëz janë kthyer në kavie eksperimentale për të cilat jeta nuk ka asnjë vlerë, as jeta e tjetrit, as jeta e familjes dhe e pjellës së tyre. Ky është një vend ku në marrëzinë e vet prindi helmon e cnjerëzon fëmijët sepse nuk ka mënyrë tjetër, sepse ashtu është drejtuar e mësuar, dhe sepse tashma nuk din mënyrë tjetër. Kurvnimi, pija, droga, trafiqet, deri edhe shitja e fëmijëve për pjesë këmbimi për milionerët e të huajt janë fenomene që tashmë pranohen si normale ndër shqiptarët. Në vend të dashnisë vëllazerore për shqiptarin ushqehet urrejtja, në vend të turpit e të përvujtnisë shqiptarëve iu mësohet të sillen me arrogancë, në vend të zemërgjerësisë, njerëzve iu mësohet që të jenë zemërkëqinj e mendjengushtë, në vend të krenimit me shqiptarin tjetër, ushqehet zilia e cmira, në vend të durimit e mirëkuptimit, njerëzit i shtyjnë që të bëhen shqiptarurrejtës e të cnjerëzuar, në vend të punës e të jetës me nder, shqiptarët i kanë mësuar që të fitojnë paranë e lehtë të drogës, të prostitucionit e të krimit. Nuk pyesin njerëzit më kë mbysin e kë vrasin, nuk ndalen para asgjëje vetëm për hir të parasë. Hajnia, poshtërsia, mashtrimi, degjenerimi, përfitimi, vesi, ia kanë zënë vendin virtytit dhe vlerave të duhura morale. E vetëm kështu një system vlerash nuk duhet me kenë.

Kombi shqiptar është armiku kryesor i kësaj parie. Shqiptarët etnikë, ata me gjak, e jo vetëm me gjuhë, janë kombi më i përbuzur dhe më i urryer në shtetin që duhej të ishte shteti i tyre por që bën gjithcka për pakicat dhe asgjë për vetë shqiptarët. Ishim 98 përqind e popullsisë dhe kemi përfunduar në 70%. Shteti shqiptar është një shtet që bën cdo gjë për të eleminuar, zbutur, shuar, zhdukur cdo gjurmë të shqiptarëve. Promovohen e mbështeten pakicat e të gjithë llojeve, dhe nuk mbështeten shqiptarët. Shqiptar nuk të bën gjuha por gjaku dhe bindja se je shqiptar sepse identifikohesh me kombin dhe je pjesë e tij. PAria Lufton me të gjithë mënyrat që të shpërbëjë këtë komb që është armiku i saj kryesor dhe për vdekje. Sepse në një komb normal, nuk mundet me ndodhë ky krim i llahtarshëm dhe i gjithanshëm që ka ndodhur këtu tek ne. Kombi nuk e sheh tokën si një burim kapitali, por si vendin e të parëve, që duhet lulëzuar e jo shfrytëzuar pa mëshirë. Kombi ka një histori me modele sjelljeje që i bën njerëzit të sillen si duhet, me vlerat e me moralin e duhur. Kombi të mëson të jetosh në një bashkësi, me moralin e duhur, me normat e duhura, me vlerat e duhura e jo si kafshë sic duan këta. Kombi ka interesa që iu bien ndesh pronarëve të këtyre skllevërve të të huajve dhe kombeve nga ata vijnë dhe prandaj këta nuk e duan. Kombi ka një kujtesë historike që rritet e kultivohet e respektohet sepse vetëm ashtu njeriu gjen vendin e vet në këtë botë. Kombi ka një solidaritet të thellë sepse njeëzit e dinë se sado të largët me lidhje tjetrin e kanë më afër se atë që nuk ua don të mirën dhe që i urren sepse janë shqiptarë. Kombi është një tërësi, bashkësi kulturore e politike që nuk mundet me e pranue një shpërdoim të tillë të jetës së shqiptarit. Dhe këta kanë hedhur jashtë një million e gjysëm shqiptarë, kanë ndrruar balancat etnike, na kanë bërë të huaj në vendin tonë dhe sundojnë duke na përcarë me të gjithë menyrat e metodat e mundshme. Për ta, ne jemi e duhet të jemi skllevër të pakicave që këta i mbrojnë, i promovojnë, na i shesin si mbrojtës të shqiptarëve dhe të interesave tona. Projektet e tyre etnike kanë cuar në dallimin e thellë midis shqiptarëve e pakicave të shumta si greke, vllahe, maqedonase, malazeze, serbe, gorane, rome, e me radhë dhe në imponimin e një regjimi që nën maskën e ideologjive universaliste i kthen shqiptarët në skllevër të tyre. Projektet e tyre ekonomike kanë cuar në fdaljen e një oligarkie të përbërë masivist nga joshqiptarët e nga pakicat që tashmë janë zotër të ejkonomisë shqiptare. Projektet e tyre fetare kanë cuar në thellimin e dalimeve fetare midis shqiptarëve që tashmë shohin tek feja zgjidhjen, edhe pse ajo do të thotë se armiku është vëllai i tyre shqiptar. Projektet e tyre kulturore kanë cuar në thellimin e ndarjeve të fshehura keq në Toskë e në Gegë dhe këto dallime janë shtrirë jo vetëm në gjuhë e në arte, por edhe në mendësinë e grupimeve të ndryshme. Projekti i tyre amoral antishqiptar synon që shqiptarët nga njerëz të mrekullueshëm ti paraqesë si llumin e botës, si vrasës e kriminelë, drogaxhinj e prostituta. Kur të humbim respektin për veten, gjithkush mundet me ba cka don me ne. Projekti i tyre antishqiptar territorial po con në kantonalizimin e shtetit shqiptar me krijimin e një Jugu të sunduar nga pakicat vllahe dhe greke, me një zonë metropolitane të sunduar nga të ardhurit prej Jugut, dhe po nga pakicat dhe me një kanton të veriut të lënë në mëshirën e fatit dhe të paralizuar sepse të ndarë midis feve. Të gjithë këto projekte joshqiptare, shqiptarurrejtëse dhe pot ë lihen të ecin më tej me kohë do të jenë ashtu si janë menduar, shqiptarvrasëse, janë projekte antikombëtare që do të cojnë në vllavrasjen e shqiptarëve.

Këta duan të thonë se shqiptar të bën vetëm gjuha, por njeriu mundet me folë shumë gjuhë por ka vetëm një origjinë etnike e një lidhje të shenjtë gjaku që është thelbi i kombit. Shqiptar të lind prindi dhe shqiptar nderi të bën shërbimi që i bën kombit shqiptar kur numërohesh më së pari e mbi fenë, me gjak shqiptar. Dhe, duke mos e pasur këtë, sepse origjinat e tyre nuk kanë lidhje me shqiptarët por me perandoritë e shtetet e ndryshme, mbeturina të të cilave janë, këta luftojnë me cdo mënyrë e me cdo mjet për me ndotë historinë tonë, me e shtrembërue të vërtetën tonë, me e kthye në interes të tyre. Këta punojnë ditë e natë me ia ndërrue vetë thelbin kombit shqiptar duke na lidhur me simbolet e jo me gjakun, duke e shtrembëruar kuptimin e të kenunit shqiptar për me u vëtëpërfshi në shtetin shqiptar, duke e thjeshtuar dhe duke ia hequr vecantësinë dhe autoritetin që e kemi prej të parëve tanë, në tokën tonë, në kombin tonë, dhe në shtetin tonë, në dashtë i Madhi Zot. Por këta janë antishqiptarë dhe shqiptarvrasës sepse vetëm kështu një komb normal nuk duhet me kenë.

Objektivat politikë të jashtëm që po ndiqen nga kjo pari janë tërësisht absurdë. Këto objektiva janë të fomuluara qëllimisht në mënyrë që të ruhet e të kultivohet oligarkia e parisë dhe sistemet e ndërtuara prej saj. Në fushën ekonomike, u fol për ndërtim të kapitalizmit dhe integrim në strukturat ekonomike botërore. Ky ishte objektivi ekonomik. E megjithatë, këtu është ngritur një kapitalizëm katundar, klanor, i egër në ekstrem, i lidhur me krimin, dhe që nuk prodhon asgjë, me një kontroll të hekurt mbi monopolet e burimet ekonomke jetike përmes të cilit është krijuar e mbahet oligarkia. Ekonomia është e varur nga borxhet, huatë me kamatë të rëndë, në varësi të kapitalit të huaj, dhe shërben si treg ku hidhen mallrat e dorës së fundit dhe ku ligjin e bëjnë të huajt. Në politikën e jashtme paraqiten si jetike dhe kardinale politikat integruese në BE dhe në NATO. Flitet për integrim të shqiptarëve në Europë, dhe ne jemi integruar vetëm në strukturat kriminale europiane e botërore. Caktohen data dhe nuk arrihet asgjë përtej zhurmës mediatike. E vërteta është se ne nuk kemi as strukturat, as ekonominë, as mendësinë, as vlerat, as llojin e shtetit që të mund të jemi pjesë e BE. Për më shumë, as vetë BE nuk e din se cka do të ndodhë me të, nuk ka projekte zgjeruese edhe për të paktën 20 vite të tjera, shtete të rëndësishme do të vënë në pikëpyetje praniën e anëtarësimin e tyre në BE dhe ne do të trajtohemi si sepse edhe jemi një protektorat. Realisht nuk jemi një shtet-komb, por një katund gjigand, apo një seri katundesh gjigande që i vetëquajmë qytete. Më e shumta mund të bëhemi tualeti i Europës sepse nga ne shkojnë droga, kontrabanda, krimi, emigrantët si krah i lirë dhe i pambrojtur pune, dhe nga BE na vijnë plehrat dhe mallrat e cilësisë më të dobët e shpesh, si makinat karakatina, vdekjeprurëse. Shina tjetër e politikës së jashtme është se flitet për siguri e për anëtarësimin në NATO, pikërisht kur kultivohen lidhje të shumëfishta ekonomike e të llojeve të tjera që kanë cuar në një izolim të shtetit shqiptar edhe brenda NATO, sepse shpesh përfaqësuesit tanë as nuk ftohen e as nuk informohen si duhet nga vetë NATO. Mandej, hyrja në NATO as nuk iu garanton as kufinjtë, as shtetin shqiptarëve sepse ka shtete që janë të hapura në një drejtim e të mbyllura në një drejtim tjetër, apo të hapura për të gjithë sipas interesave të Fuqive të Mëdha. Historia na mëson se shtete anëtarë të NATO bëjnë edhe luftëra me njëri-tjetrin e përplasen edhe hapur. Konjukturat politike ndërkombëtare ndryshojnë dhe nuk dihet se si do të transformohet vetë aleanca në të ardhmen. Në një anë tjetër, interesat jetike të fqinjëve janë vrastare për ne dhe në etjen e tyre për territor e kontroll të shtetit shqiptar, këto shtete nuk do të ndalen as nga NATO dhe as nga BE. Në planin ideologjik, flitet për kthim të shqiptarëve në Europë, kur shoqëria shqiptare dhe strukturat e saj fetare e kulturore janë shmangur ndjeshëm nga identiteti shqiptar e kombëtar dhe janë kthyer në lindje, si kulturalisht, ashtu edhe fetarisht. Shteti shqiptar nuk ka as ushtri, as marine, asgjë që të mund të mbrojë veten. Paria ka shitur hapur, tokën detin, ajrin, shtetin, territorin, nëntokën e me radhë. Varësia nga jashtë është e shumëfishtë dhe e plotë: ajo shtrihet në të gjithë sferat e jetës sepse është kontroll e varësi ekonomike, politike, ushtarake, kriminale, kulturore, dhe fetare. Ngado që ta kapësh e sheh se objektivat politikë të jashtëm janë një dështim i plotë. E vetëm këto nuk munden me kenë objektiva politike të një shtet-kombi normal.

Në pëfundim të këtij rishikimi të shpejtë, gjendja në të cilën jemi ne shqiptarët në shtetin shqiptar dhe si komb është katastrofale. Por ata që na urrejnë kaq shumë, që nuk janë ndjerë e as nuk do të ndjehen ndonjëherë shqiptarë, i kanë arritur objektivat e tyre duke përdorur shtetin tonë, duke na përdorur ne, duke e përdorur tolerancën dhe mirësinë tonë dhe duke punuar me djallëzi e si grup me synime të qarta kundër nesh. Nje kohë u përdor një ideologji universaliste si komunizmi, që në shtetin tonë u zbatua si enverizëm. Ajo ideologji ishte maska e sundimtarëve me luftue shqiptarët. Kur ajo ideologji dështoi, u përqafua një ideologji tjetër që është kapitalizmi. Këto janë rezultatet e asaj ideologjie që nuk na shërbente ne por vetëm parisë sunduese dhe pronarëve të saj të huaj.

Tani ne shqiptarët që përballemi me këtë jendje kaq kritike e vrastare kemi dy rrugë e metoda organizimi që gjithnjë kanë funksionuar dhe që bazhdojnë të funksionojnë për popujt normal: njëra mbështetet tek feja e caktuar si parim pazë organizimi, dhe tjetra tek gjaku dhe kombi. Njëra rrugë na con në shpërbërje, në ndarje dhe në vllavrasje të sigurtë sepse në ekstremin e vet të con në besnikëri ideologjike ndaj një dogme. Tjetra na bën me e dashtë shqiptarin tjetër ashtu si është, si vëlla dhe është e vetmja rrugë e shpëtimit për ne. kjo është rruga e ndërtimit të kombit shqiptar, e shtetit dhe e njeriut shqiptar. Ndjekja e kësaj rruge, edhe pse i jemi shmangur gjith kohës, ka qënë e mbetet, gjithmonë e jetës, e vetmja zgjidhje e vërtetë që ne shqiptarët kemi për mos me u tjetërsue dhe mos me humbë vetveten, nderin, e kujtimin e të parëve, por edhe me mbrojtë ashtu si duhet e si bën gjithkush që ka mend, ardhmërinë e fëmijëve e brezave që ashtu nuk kanë nevojë me e rikrijue vetveten duke nisë nga llumi i shoqërive njerëzore por jetojnë me nder në vendin e vet. Është nder me kenë shqiptar dhe politika e vërtetë për kë ndjehet ashtu duhet të frymëzohet nga ky qëllim e të bëhet me ia kthye nderin e dinjitetin shqiptarit, me e ruejtë familjen shqiptare, me e lartësue e begatue kombin shqiptar. Kjo mbrrihet vetem kur shteti është në shërbim të shqiptarëve dhe shqiptarët janë në shërbim të shtetit të tyre kombëtar.


Spread the love


Leave a Reply