Rama, drafti i tij dhe obligimi kushtetues

Spread the love

Rama, drafti i tij dhe obligimi kushtetues

Nga Dritan GOXHAJ, ushtarak

Në 32 vjetorin e ndërrimit të emrit të PPSH-së në Parti Socialiste, kryetari i kësaj organizate dhe njëherash edhe kryeministër i vendit, Ed(vin) Rama sërish me oprtunizmin që e konsideron dhe që e ka sjellë deri në këtë pozitë ku është sot, nuk mund të linte pa përmendur edhe çështjen e draftit që ky ka paraqitur për çështje të asocacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Por kësaj rradhe jo se mori përsipër të sqaroi ndonjë gjë nga ajo çka ky draft përmban, por e shfrytëzoi situatën për të akuzuar si gjithnji publikisht ata që e kundërshtojnë këtë iniciativë të tijën.

Dhe ndër të tjera ai tha ” atyre që e kanë kundërshtuar, pa e ditur përmbajtjen si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria, u them dy gjëra. Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo me çfarë tha. E dyta u them se ky rajon nuk është vetëm i tyre, ky rajon është edhe i yni, edhe i disa të tjerëve.”

Me sociopatinë që e karaktrizon, ai po bën atë që sociopatët dinë të bëjnë më së mirë, të manipulojnë nëpërmjet akuzave perverse dhe perfide.

Në deklaratën e tij ai thotë ” duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria” këtu Rama bën një manipulim total të realitetit, pasi askush as në Kosovë e as në Shqipëri nuk ka kundërshtuar asnjëherë asnjë ndihmë, këshillë ose propozim të ardhur nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Por në këtë rastin specifik është kundërshtuar andej e këndej apriori propozimi i bërë nga Rama dhe është thënë e thuhet se nuk duan të dëgjojnë asnjë propozim nga Rama.

Por Rama e zëvëndëson veten me Shqipërinë, sepse në mendjen e tij perverse ky mendon se ky është Shqipëria.

Po, edhe unë jamë një nga ata që e kundërshtojnë çdo gjë që ofrohet nga Rama, jo se duke qënë se kundërshtoj unë e dikujt i plasi ose Ramës vetë, por e them këtë në specifikën e këtij shkrimi, që po e kundërshtoj apriori një propozim të tillë të Ramës e në veçanti në këtë mënyrë të bërë prej tij.

Ҫfardo propozimi që ky ka për zgjidhjen e një problemi në Kosovë, për atë ai më parë duhet ta bisedojë me Kosovën, se pastaj nuk e kuptoj se përse duhen takimet e përbashkëta të dy qeverive, kur Rama e trajton Kosovën për probleme të saja madhore sikur ajo të jetë ishujt Maldive ose Fixhi dhe propozimet ja çon ndërkombëtarëve, duke e injoruar totalisht qeverinë e Kosovës dhe vetë Kosovën si pjesë të zgjidhjes së çfardo problemi që ai mendon se ekziston!

Gjithashtu kundërshtoj fuqimishjt edhe të gjithë ata shqiptarë, jo vetëm andej e këndej kufiri, por edhe ata që jetojnë përtej këtyre zonave tona gjeografike dhe që janë munduar ta justifikojnë veprimin sociopat dhe empatik të Ramës në kuadër të detyrës së tij kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Këtë detyrë të kryeministrit shqiptar e përcakton qartë Neni 8 pika 1 e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila shkruan ” Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”.

Do t’ju lutesha ta lexoni me vëmendje këtë paragraf ,ku qartësisht përcaktohet se në këtë rast Rama duhet të mbrojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve.

Ndërsa Rama propozon një draft për të zgjidhur të drejtat kombëtare të serbëve në Kosovë.

Asocacioni dhe bërja e tij në çfardo lloj mënyre e drafti, pamvarësisht se nga vjen kjo ofertë, është në kundërshtim dhe cënon të drejtat kombëtare të shqiptarëve.

Ju lutem, më thoni se mbi ç’të drejtë kushtetuese qëndron një draft propozim për të mbrojtur të drejta kombëtare të popujve të tjerë që cënojnë popullin tim e tëndin dhe të këtij të marri?!!

Rama na akuzon se ne që e kundërshtojmë apriori ofertën e tij jetojmë në komunizëm, ku kundërshtohej personi dhe jo ajo çfarë propozonte. Dhe në këtë gjykim ai kundërshton veten në paragrafin e parë që sapo e sqarova më lart.

Por, vërtet e kundërshtojmë në bazë të emrit, por jo se jetojmë në komunizëm, por jetojmë në një kohë që kemi parë se që kur Rama ka ardhur në pushtet, nuk ka bërë asgjë në shërbim të Kosovës ose të çështjes shqiptare, por gjithnji ka qënë kundër saj, duke nisur që nga lufta e UҪK, gjatë të cilës Rama nuk linte okazion pa folur kundër saj.

Dhe pas saj, në rastin më të parë, për inat të shqiptarëve i dha çelsat e e bëri qytetar nderi një çetnik, i cili ju këndonte çetnikëve serb që kishin prerë boshnjakë e shqiptarë.

Por, do thoni ju që e mbështesni se ai ka bërë rezolutë në PE për Kosovën dhe këtu vimë tek perfiditeti i tij dhe i verpimit të tij.

Mos mendoni se gjërat Rama i ka rastësore, jo asnjëherë. Si gjithë sociopatët dhe për më tepër kur janë edhe të dirigjuar, ata i bëjnë veprimet e kontrolluara me qëllime të caktuara për të ardhmen.

Edhe verprimet e Ramës në mbështetje të Hashim Thaçit, edhe ajo farë gjysëm rezolute dhe ai komisioni hetimor në kuvend, që nuk cënonte aspak Sërbin, për gjoja krimet e akuzuara nga Dik Marti, e pastaj kërkesa e tij në PE për një rezolutë të re, vetëm në pamje të parë të mbushin mendjen se janë mbështetje për Kosovën.

Por, në realitet ajo është thjesht një lëvizje mashtruese e Ramës e dirigjuar nga Sërbia për të mbërritur këtu tek ky draft propozim. Pra, të krijohet ideja se ky është atdhetar i madh dhe nuk bën gjë kundër çështjes shqiptare.

Ndërsa perversiteti i deklaratës së tij qëndron totalisht në paragrafin e fundit ku thotë ” Ky rajon nuk është vetëm i tyre, ky rajon është edhe i yni e i disa të tjerëve”. Me këtë shprehje ky mundohet të barazojë viktimën me agresorin.

Në asnjë moment ne shqiptarët, jo vetëm ne që e kundërshtojmë Ramën, asnjëherë as para lufte, as gjatë luftës, e a pas lufte, nuk kemi pretenduar, as artikuluar, e as vepruar asnjëherë me

mentalitetin që Rama na e mveshë dhe këkrkon të krijojë insinuata ët paqena se ky rajon është i yni dhe vetëm i yni.

Asnjëherë nuk ja kemi mohuar jetesën edhe atyre të tjerëve, e në veçanti serbëve në këto territore.

Edhe atëherë kur Sërbia, mike e Ramës i vriste, e i përzinte shqiptarët nga trojet e tyre etnike pikërisht mbi këtë mentalitetin që Rama mundohet në manipulim e sipër të na e mveshi neve, ne kurrë nuk e bëmë atë që fqinjët tanë na e bënin neve.

Jo se na munguan mundësitë, por se ne nuk in përkasim atij mentaliteti.

Ne gjithnji kemi thënë se ata të tjerët i kemi fqinjë dhe se edhe ata kanë të drejtë të jetojnë aty ku janë, por ama ata që jetojnë në Kosovë duhet të respektojnë Republikën e Kosovës, e jo të jetojnë në Kosovë nën tutelën e Republikë së Sërbisë.

Prandaj aludime të tilla manipuluese të Ramës janë totalisht në kundërshtim jo vetëm me të drejtën kombëtare të shqiptarëve, por ato janë totalisht nxitëse për luftë dhe diskriminuese.

Dhe edhe sot që po shkruajm, nuk jemi ne që ju mohojmë të tjerëve të drejtën për të jetuar në këtë rajon, por vazhdojnë të jenë miqtë e Ramës, Sërbia e Vuçiçit, e cila edhe sot po vazhdon pastrimin etnik të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga trojet e tyre etnike me ligjin për pasiviziminne adresave.

Dhe në asnjë rast Rama në këto 12 vjet të tija në këtë pushtet si Kryeministër, kurrë njëherë nuk e ka thënë një fjalë për të mbrojtur të drejtat kombëtare të këtyre shqiptarëve në këto tre komuna në jug të Sërbisë, edhe pse kjo është detyrë kushtetuese, detyrë për të cilën përkrahësit e tij e justifikojnë.

Por, le të marrin guximin e ta pyesin përse Rama është treguar e vazhdon të tregohet kaq empatik ndaj këtij problemi kombëtar të shqiptarëve?!

Dhe pikërisht bazuar edhe mbi këtë biçim mbrojtje që Rama i bën veprimit të tij në lidhje me draftin, më mbushet edhe më shumë se asnjë propozim i ardhur prej këtij individi, jo vetëm që nuk mund të jetë asnjëherë në të mirë të Kosovës ose të çështjes shqiptare, por çdo veprim i tij është kryekëput antishqiptar.

Ҫdo lloj drafti i Ramës i shërben vetëm axhednës politike të Ramës e të atyre që e kanë kapur për hunde, e aspak Shqiptarisë e shqiptarëve, e aq më pak Kosovës.


Spread the love


Leave a Reply