Rikthimi i diplomacisë ekonomike të Bizmarkut

Spread the love

SHBA dhe BE do të vazhdojnë nga larg të jenë aktorë të dytë apo të tretë, për arsye të kufizimeve energjetike dhe paaftësisë për ta bërë Ballkanin tërësisht perëndimor. Uashingtoni dhe Brukseli janë pas Rusisë dhe Kinës dhe lirisht mund të themi qëndrojnë edhe pas Turqisë.

Shkruan: Dr Selim IBRAIMI, Uashington

Në qytetin Ahen të Gjermanisë afër katedrales së qytetit historik gjendet varri i “Babait të Europës” atij të Çarlamanges (747-814) i cili bashkoi të gjitha fiset dhe shtetet e atëhershme europiane nën sundimin e tij imperial që kur Perandoria Romake u shpërbë dhe u nda përfundimisht në dy pjesë në vitin 395 (p.e.s.). Me shekuj Europa Perëndimore nuk kishte njohur një udhëheqës kaq të mençur, i cili do ta kthente imazhin e humbur të Europës së krishterë që kur Andaluzia dhe pjesa veri-lindore e Francës u pushtuan nga kalifët arabë. Europa pas vdekjes së tij ra në errësirë, ishte Reformacioni dhe Renesanca qënisën në Itali në zotimet e hershme të Çarlamanges,për të marrë hov pas Luftës sëDytë Botërore me krijimin e KEE-së ose Bashkimin Europian (BE). Pas 1989-tës,dera e BE-së ishte e hapur për të gjitha shtetet e Lindjes dhe të Europës Juglindore që ëndërronin të bëheshin anëtare të unionit. Tre dekada pas, gjërat kanë ndryshuar për BE-në, për shtetet e anëtarësuara pas Luftës së Ftohtë dhe ato aspirante nga Ballkani Perëndimor. Duke mos pasur një politikë të jashtme dhe të sigurisë të unifikuar, BE-ja tashmëështë më e dobët se para pesë viteve.Pa një Britani, BE-ja është si pasamar. Gjermania pas ikjes së kancelares Angela Merkel, nuk do të jetëmëe njëjta me Brukselin. Gjermania ka nisur rrugën e dikurshme të diplomacisë ekonomike të Bizmarkut dhe normalizimit të raporteve me Rusinë.

Ballkani në mes rënies së BE-së, ngritjes së Turqisë dhe Rusisë

Nuk ishte e kotit që Gjermania përkundër kundërshtimeve amerikane nuk e ndaloi rrjetin rus të gazit “Nord-Stream” dhe nuk ndryshoi qëndrimet rreth synimeve të Rusisë për një aleancë ruso-gjermane në zemër të Europës. BE-ja nuk është e njëjta ashtu siçishtemë parë, shpresat janë shuar se ky union mund të qëndrojë në këmbë. BE nuk ka një udhëheqës që do të mund ta menaxhojë unionin të paktën deri në fund të 2030-tës. BE ka ngelur pa politikë të jashtme e cila edhe ashtu nuk ka pasur. Zgjerimi i saj është ndërprerë po nga shtetet anëtare që druajnë se një valë tjetër e zgjerimit do të rrëzonte edhe ashtu unionin e përçarë. Nismat e përfaqësuesit të jashtëm dhe të sigurisë, Xhozef Borell, gjithashtu shihen si jo serioze nga shumica e banorëve të Ballkanit. Dialogu serbo-kosovar nën drejtimin e BE-së nuk do të përmbyllë konfliktin historik poqese Brukseli nuk do ta ketë afër vetes SHBA-në, Rusinë, Kinën dhe shtetet fqinjë. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nuk kanë lëvizur nga pozicionet rreth historisë dhe kulturës. Europa është bërë pasive dhe nuk mund të bëjë presion ndajSofjes dhe Shkupit.Përderisa BE nuk mund të bëjë më shumë për çështjet e hapura në Ballkan, çfarë mund të ndërmarrë më shumë rreth Rusisë dhe Kinës të cilat me fuqinë butë dhe të fortë po dominojnë Ballkanin viteve të fundit? Edhe pse shkëmbimi tregtar i shteteve të Ballkanitështë më i madh me BE-në, Ballkani do të vazhdojë të mbajë anën e Rusisë dhe Kinës dhe po aty Turqia do të jetë aktori kryesor i cili do të luajë rolin mbështetës dhe balancues në disa trende gjeo-ekonomike. Shqipëria dhe Kosova, por edhe Maqedonia e Veriut, nuk mund të bëjnë pa Turqinë. Përveç rrënjëve historike të lidhjeve me Perandorinë Osmane pra të mentalitetit politik e kulturorë, rajoni në vitet e 90-ta ishte në prag tëurisë. Hyrja e mallit turk shpëtoi banorët e rajonit.Prodhimi u ndërpre dhe rrugët e transportit dhe shpërndarjes së rregullt të mallrave u bllokuan nga luftërat në hapësirën jugosllave.Nuk ka dilema këtu se BE që nga 90-ta ka derdhur miliona marka gjermane dhe euro në Ballkan dhe vazhdon ta bëjë të njëjtën gjatë kohës së pandemisë. Mirëpo, psikologjia e banorëve të gadishullit e sprovon kulturën perëndimore dhe mbizotëron ajo e vjetra ku të menduarit, të bërit politikë dhe të jetuarit ndryshon nga ajo Perëndimit.

Vakumi dhe kriza energjetike

Në kohën e pasigurisë globale dhe rritjes së ndikimit të Rusisë në Europë, pozitat e shteteve nuk janëtë njëjta në Ballkanin Perëndimor. Serbia është një ndërshtetet që ka përfituar më shumë nga gjendja e re ndërkombëtare dhe do të vazhdojë të mbajë këtë status për një kohë. Nuk mundtë krahasohet asnjështet nga ish- federata jugosllave me politikën e jashtme dhe ushtarake të Beogradit. Maqedonia e Veriut pothuajse tash e ndjekplotësisht Serbinë në të gjitha veprimet duke filluar me “Open Balkans” dhe nismat tjera.

Kriza energjetikedo të sjellë varësi të reja për qeveritë e Ballkanit Perëndimor. Rusia dhe Serbia do ta kenë rolin qendror në Ballkan pa elënë anësh këtu Turqinë e cila do të mbushë vakumin gjeostrategjik të lënë nga perëndimorët.SHBA dhe BE do të vazhdojnë nga larg të jenë aktorë të dytë apo të tretë, përarsye të kufizimeve energjetike dhe paaftësisë për ta bërë Ballkanin tërësishtperëndimor. Uashingtoni dhe Brukseli janë pas Rusisë dhe Kinës dhe lirisht mund të themi qëndrojnë edhe pas Turqisë. Në dhjetëvjeçarin e ardhshëm Ballkani nuk do të dominohet më nga BE-ja dhe SHBA-ja, por do të jetë e ndikuar nga bota multipolare e cila nuk shkon në favor të kombeve që janë në krizë ekonomike ose nuk kanë burime të energjisë. SHBA dhe BE po humbin rëndësinë në Ballkan. Një epokëqë i ngjasonviteve (1760-1840)po përsëritet jo vetëm nëEuropë dhe SHBA, por edhe në Ballkanin Perëndimor me pasoja tëçarjevetë para që tashmë kanë filluar në mes kombeve, konkurrencës për burime dhe rrugë transporti. Konfliktet në të ardhmen në Ballkan dhe në botë do të jenë të karakterit të sulmeve “sajbër” të infrastrukturës kritike, armëve supersonike dhe dominimit gjeoekonomik. Shfrytëzimi i metodave hibride dhe atyre tradicionale do të jenë mjetet kryesore që shtetet dhe aktorët tjerë do t’i përdorin në betejat qofshin virtuale, në sulmet kritike, tokë dhe ajër.


Spread the love


Leave a Reply