Trump skualifikohet në Kolorado

Spread the love

Nga Dr Robert Reich

Siç e kam argumentuar më parë, Trump nuk duhet të lejohet në asnjë fletë votimi sepse Seksioni 3 i Amendamentit të 14-të ndalon këdo që ka mbajtur poste publike dhe është betuar se do të mbrojë Kushtetutën nga mbajtja përsëri e postit nëse ata “janë angazhuar në kryengritje” kundër Shteteve të Bashkuara.

Kjo dispozitë kyçe u miratua pas Luftës Civile për të parandaluar që ata që u ngritën kundër demokracisë sonë të mos lejoheshin të mbanin përsëri poste.

Kjo vlen për Donald Trump-in. Atij nuk mund t’i besohet sërish poste publike. Ai udhëhoqi një kryengritje.

Gjykata e Lartë e Kolorados ra dakord, duke urdhëruar sekretarin e shtetit të Kolorados që të përjashtonte Trumpin nga votimi primar republikan i shtetit.

Ja çfarë tha Gjykata e Lartë e Kolorados:

“Shumica e gjykatës mendon se Presidenti Trump është skualifikuar nga mbajtja e detyrës së presidentit sipas Seksionit Tre të Amendamentit të Katërmbëdhjetë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Për shkak se ai është skualifikuar, do të ishte një veprim i gabuar sipas Kodit Zgjedhor për Sekretarin e Shtetit të Kolorados që ta listonte atë si kandidat në zgjedhjet paraprake presidenciale. […]

Ne nuk arrijmë lehtë në këto përfundime. Ne jemi të ndërgjegjshëm për madhësinë dhe peshën e pyetjeve që kemi përpara. Ne jemi gjithashtu të ndërgjegjshëm për detyrën tonë solemne për të zbatuar ligjin, pa frikë apo favore, dhe pa u ndikuar nga reagimi i publikut ndaj vendimeve që ligji na urdhëron”.

Trump do ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Nëse Clarence Thomas heq dorë – siç duhet, dhe siç e bën të qartë kodi i ri i etikës i Gjykatës, ai duhet (edhe pse pa mekanizëm për ta zbatuar atë, është fals) – ekziston një mundësi e ngushtë që Gjykata të afirmojë vendimin e Kolorados, në rast ky që Trump-i nuk mund të jetë në fletën e votimit të asnjë shteti.

Duke pasur parasysh përbërjen e Gjykatës – dhe tre të emëruarve të Trump – ky rezultat duket shumë i dyshimtë.

Sidoqoftë, vendimi i Kolorados është i rëndësishëm. Ai i jep publikut amerikan një argument të qartë e krejtësisht të kuptueshëm se kandidimi i tretë i Donald J. Trump për presidencë bie ndesh me Kushtetutën e SHBA-ve. [Përktheu: ISHGJ]

_________________
* Robert B. Reich është profesor kancelari i politikave publike në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe anëtar i lartë në Qendrën Blum për Ekonomitë në Zhvillim dhe shkruan në robertreich.substack.com. Reich shërbeu si Sekretar i Punës në administratën e Klintonit, për të cilën Time Magazine e quajti atë një nga dhjetë sekretarët më efektivë të kabinetit të shekullit të njëzetë. Ai ka shkruar pesëmbëdhjetë libra, duke përfshirë librat më të shitur “Aftershock”, “Puna e kombeve” dhe “Përtej zemërimit” dhe, më i fundit, “The Common Good”, i cili gjendet tani në librari. Ai është gjithashtu një redaktor themelues i revistës American Prospect, kryetar i Common Cause, anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave dhe bashkë-krijues i dokumentarit të vlerësuar me çmime, “Pabarazia për të gjithë”. Ai është bashkë-krijues i dokumentarit origjinal të Netflix “Saving Capitalism”, i cili po transmetohet tani.


Spread the love


Leave a Reply