Athina dhe Beogradi synojnë përçarje e faktorit shqiptar

Spread the love

Athina dhe Beogradi synojnë përçarje e faktorit shqiptar

Nga Melazim KOCI

Samiti i Athines i ftuar nga kryeministri Micotakis ishte vetem “Maja e Ajsbergut” të një projekti afatgjatë, qe serish shperfaqi kordinimin greko – serb, per perçarjen dhe margjinalizimin e faktorit shqiptar ne Ballkan.

Mosftesa per kryeministrin Edi Rama nuk mund te justifikohet me rastin Beleri dhe eshte evidente qe, pos tjerash, kishte synim thellimin e perçarjes ndershqiptare.

Mjerisht perçarja Tirane – Prishtine kishte filluar shume me heret dhe fillet i ka te “Ballkani i Hapur”, qe paradokohe njëanshem u braktise nga Edi Rama. Kerkesat e serishme te Beogradit, Shkupit dhe disa faktoreve tjere te jashtem qe “Ballkani i Hapur” te mbetet i gjalle, paralelisht me “Procesin e Berlinit”, katercipërisht e bejne te qarte se ky projekt tinzar dhe antishqiptar nuk ka asnje funksion tjeter pos perëarjes se Kosoves dhe Shqiperise.

“Ballkan i Hapur” nuk eshte gje tjeter pos ide e vjeter e politikes serbomadhe “Ballkani – ballkanasve”, permes te ciles aktualisht margjinalizohet Kosova, ndersa ne plan afatgjate synohet përjashtimi i fuqive te medha nga zgjidhja e kontesteve ne kete rajon.

Rikthimi i “Procesit te Barlinit”, qe bazament ka gjashte subjekte te barabarta shteterore, ka goditur ne themel “Ballkanin e Hapur”, fuqizon faktorin shqiptar (dy subjekte shteterore) dhe rrjedhimisht ka frikesuar boshtin Athine – Beograd.

Ne kete prizme duhet analizuar dhe veshtruar manovrimet e Athines dhe Beogradit, qe synojne rol liderist ne Ballkan. Nese synimi i Athines per liderizem ne Ballkan deri diku mund te kuptohet (anetare e NATO-s dhe BE-se), ndonese jo edhe te miratohet, synimi i Serbise per te aktruar liderin e Ballkanit eshte falsitet. Deklarimet e disa diplomateve per poziten qendrore te Serbise ne Ballkan dhe rrjedhimisht koncesionet qe i behen jane te shpifura. Ato behen per te “zbutur” perkohesisht Beogradin dhe per te shmangur nje konflikt tjeter ne Ballkan, deri ne mbyllje te luftes ne Ukraine.

Pa dalje ne det, e rreshtuar pas Rusise dhe e rrethuar nga vendet anetare te NATO-s, Serbia eshte shume larg te qenunit faktor dhe qendër e Ballkanit.

Veshtruar nga kendi i gjeopolitikës, pozicionin qendror ne Ballkan e disponojne Shqiperia dhe Kosova, sepse bashkarisht kontrrollojne hapësiren qe shtrihet nga Otranto deri te Maja e Pançiqit. Ketu qendron dhembja dhe frika e Athines dhe Beogradit.

Synimi i Serbise per te aneksuar Veriun e Kosoves nuk ka objektiv vetem pasurite minerare, por edhe Majen e Pançiqit, prej nga kontrrollohet i gjithe Ballkani.

A do te dijne shqiptaret te kapitalizojne keto favore gjeopolitike?

Fillimisht do te duhej te ruanin dhe thellonin aleancen me garantin e sigurise dhe demokracise ne Ballkan dhe Evropë – Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Hapi tjeter eshte flakja e perçarjes ne raportet Tiranë – Prishtinë, qe pos tjerash po e kultivojne Athina dhe Beogradi.

Ështç koha e fundit qe Shqiperia dhe Kosova te hartojne piketa te perbashketa ne politiken e jashtme dhe kjo nuk duhet te frikesoj askë, sepse ne jemi nen ombrellen e sigurise evroatlantike (Shqiperia – anetare e NATO-s, Kosova – zgjatim i NATO-s).

Për fillim do te mjaftonte qe Tirana zyrtare te rikonfirmoj se në asnje rrethane nuk ka kthim te “Ballkani i Hapur”, ndersa Prishtina të lë pas hatermbetjet e viteve te fundit.

Unik dhe te bashkuar kemi ne pozicionin qendror ne Ballkan dhe jo Greqia dhe aq me pak Serbia.


Spread the love


Leave a Reply