Beogradi luan një rol destruktiv

Spread the love

Beogradi luan një rol destruktiv

Fakti që presidenti serb Aleksandar Vuçiq po dërgon trupa në kufirin me Kosovën nuk është gjë tjetër veçse një manovër populiste për publikun vendas.

Nga Florian Hassel [https://www.tagesanzeiger.ch]

Do të duhej të ishte një kompromis historik që BE-ja dhe Uashingtoni ia arritën të sjellin Serbinë dhe Kosovën në tavolinë për të nënshkruar një marrëveshje në Bruksel në prill 2013. Në fakt, ishte një gabim historik, pasojat e të cilit në mënyrë të përsëritur i rikthehen sërish rajonit. Në vend që ta detyronte Serbinë të njihte pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit në BE, BE-ja promovoi një kompromis të kalbur.

Sipas asaj marrëveshjeje Beogradi nuk duhej ta njihte Kosovën dhe, nën drejtimin e Aleksandër Vuçiqit, ishte në gjendje të shmangte pajtueshmërinë me të kaluarën e tij  të afërt në ish-Jugosllavi shpesh të dhunshme, të manipulonte pakicën serbe në Kosovë për qëllimet e veta dhe sot e kësaj dite të luajë kartën e gjoja të persekutuarit serb.

Fakti që Vuçiq tani po vendos ushtrinë dhe policinë në gatishmëri të plotë luftarake nuk duhet të na lë përshtypje – ky akt nuk është gjë tjetër veçse një manovër populiste për turmat vendase.

Kjo sjellje i vije Vuçiqir si mbështetje mbi të gjitha sepse mediat shtetërore të Serbisë dhe tabloidet pro-qeveritare e kanë mbushur atë me tonelata propagandë anti-Uashington, anti-BE dhe pro-ruse për vite me radhë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po refuzon asociacionin
kuazi-autonom të qyteteve dhe komunave serbe në Kosovë, të rënë dakord në Bruksel në vitin 2013 – dhe po bën mirë.

Kjo tregon rolin shkatërrues që Beogradi ka luajtur me vite në kontrollin e serbëve që ende jetojnë në Kosovë. Kosovarët me të drejtë i frikësohen mosqeverisjes de fakto – siç ndodhë tani në Bosnje dhe Hercegovinë. Edhe atje, Moska dhe Beogradi po bojkotojnë funksionimin e shtetit në tërësi, kryesisht nëpërmjet një nënrepublike serbe, që do ta afronte atë me demokracinë dhe BE-në.

Në rastin e Rusisë, politika evropiane mori kthesë e qasje të vonuar, por të riorientuar. Në rastin e politikës ndaj Kosovës dhe Serbisë, kjo – për fat të keq – ende nuk është në dukje. [Përktheu: ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply