Beogradi paralajmron rikthimin tek logjika e “Rojave të Urës”

Spread the love

Beogradi paralajmron rikthimin tek logjika e “Rojave të Urës”

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Veriu i Kosovës që nga nata mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, de fakto, ishte pushtuar nga forcat paramilitare serbe të njohura me emrin e koduar ‘Rojat e urës’. Atë natë ata vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq; plagosën 25 qytetarë tjerë, ndërkaq dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, madje në sy të forcave të KFOR-it që komandohej nga një oficer frëng. Krijuan kështu enklavën e veriut që do ta kontrollonin për dy dekada rresht. Rikthimi i pushtetit legal të Republikës në veriun e saj, në rrugë e me mjete paqësore e demokratike, natyrisht edhe për shkak se në Prishtinë pushtetet kishin pranuar në heshtje këtë aneksim të butë të veriut, nuk ishte vënë në rend të ditës asnjëherë. Produkt i këtij “dorëzimi të heshtur” janë marrëveshjet e 2013 dhe 2015, që kishin për objektiv ta legalizonin këtë aneksim të butë, duke i dhënë pushtetin real Beogradit.

Beogradi meqë kishte nën kontroll çdo gjë në veri, duke logaritur në mbështetjen e marionetave që kishte instaluar me kohë në krye të Republikës, me marrëveshjen e prillit 2013, ia kishte arritur të hapte portat për instalimin edhe të Listës Serbe si forcë politike që e kontrollonte drejtpërdrejt. Me atë akt Beogradi do të ringjallë apetitet për një lloj bashkëqeverisje të Kosovës. Këtë objektiv do ta arrijë ta realizojë në praktikë, duke imponuar Listën Serbe si pjesë të koalicioneve qeverisëse. Ky proces do të marrë fund më 14 shkurt 2021. Këtë humbje Beogradi nuk do të arrijë ta pranojë në asnjë mënyrë, me theks humbjen e kontrollit legal në veriun e Kosovës. Prandaj do të investoj shumë që ta imponojë situatën si “konflikt i ngrirë” që nuk i shihet fundi. Veprimet graduale të Prishtinës zyrtare për të instaluar pushtetin në veri dhe për të shtrirë kontrollin në atë cep të Republikës, respektimin e sovranitetit dhe integritetit të Republikës, duke ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të Republikës dhe ndaluar referendumin serb etj. ishin masa që në logjikën e kolonizatorëve të Beogradit nuk kapërdiheshin dot. Ndërkaq organizimi i zgjedhjeve legale për pushtetin lokal në veri, pasi Beograi kishte urdhruar Listën Serbe të tërhiqej nga institucionet, me shpresë se do të krijojë alibin për aneksim ushtarak të veriut, siç kishte bërë provën e paër në dhjetor të 2022, doli se ishte një përlogaritje e gabuar. Presionet diplomatike të Perendimit, sidoms ndërhyrja amerikane në proces dhe imponimi I marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel, ka trandur Beogradin nga çfardo lloj iluzioni për aneksimin e mundshëm të veriut edhe përmes dialogut ldhur me Asociacionin konform marrëveshjes së vitit 2015. Me organizimin e zgjedhjeve dhe promovimin e kryetarëve të komunave në veri dhe të asambleve komunale, Prishtina zyrtare po paralajmron mundësinë e imponimit të fundit të “konfliktit të ngrirë” dhe aplikimit të kushtetutshmërisë në tërë territorin e Republiks. Shih për këtë, Beogradi e gjenë shpëtimin tek ultimatumet, respektivisht në rikthimin tek logjika e “Rojave të Urës”. Këtë rikthim tek kjo logjikë paralajmruan drejtuesit e Listës Serbe, duke imponuar sii ditën D pikërisht 1 qrshorin. Në teori, konfliktet e këtij lloji konsiderohen “të papjekura”. Presidenti serb në perceptimin e tij subjektiv, beson se rikthimi tek betejat që do t’i gjasonin asaj të 3 e 4 shkurtit të vitit 2000, janë të mundshme dhe të realizueshme dhe se kështu ata do të kenë pasoja më të vogla, se sa t’i nënshtrohen çfardo kompromisi të mundshëm, që në rastin konkret duket se i është bërë e qartë në takimin e fundit nga ana e diplomatit amerikan Gabriel Escobar. Presidenti serb prandaj po pregadit opinionin që tërheqjen nga veriu i Kosovës ta bëjë pjesë të betejës. Ai investon kështu në skenarin absolut. Në këtë rast konflikti, në shikim të parë, duket të jetë aq “i papjekur”, sa bëhet tërësisht irracional për konceptin e ndërmjetsuesve. Por i tillë ai nu guxon të jetë për palën shqiptare.


Spread the love


Leave a Reply