Fundi i hipnozës

Spread the love

Fundi i hipnozës

Nezir H. KRAKI, politolog

Lajm fantastik që Amerika nuk u beson më përrallave të Hillit dhe Escobarit për Serbinë paqësore dhe Vuçiqin evropian.

Keta te dy kane deshtuar brutalisht ne analizat dhe misionet e tyre. Kane keqorientuar politiken e jashtme amerikane ne Ballkan duke e vënë në rrezik sigurinë e mbarë Evropës dhe duke e dobesuar poziten gjeostrategjike te Amerikës ne kete rajon. Edhe me keq, paaftesia e tyre, apo me saktë, mungesa e dëshires për ta pare drejte dhe objektivisht realitetin politik ne Ballkan, e ka rrezikuar deri ne zhberje projektin me te madh dhe me te suksesshme amerikan te tri dekadave te fundit – Kosovën shtet.

Leximi i gabuar i situates dhe deshtimi ne definimin e partnereve te besueshem rezultoi me fushatën e paprecendentë te përkdheljes se Serbise ne nje moment kur ajo realisht meritonte izolim e sanksione për rreshtimin e saj anti Nato dhe anti BE, sidomos ne dosjen e Ukraines. Ajo qasje rezultoi me rritjen e apetiteve ekspansioniste dhe fashiste te Vuçiqit, dhe e trimeroi ate qe te behej tash e tutje edhe prodhues terrorizmi ne Evrope. Pasardhësi i Millosheviçit, me lejen e nenkuptuar te Hillit dhe Escobarit (por edhe te evropianeve), shkeli edhe mbi ujdinë që ishte arritur ne Bruksel dhe Ohër. Nga ana tjeter, komita qesharakesh dhe argatë te dreqit u mobilizuan me shkrim dhe me gojë ne sherbim te idese absurde sipas se ciles Serbia nuk përbente me rrezik per Kosoven dhe rajonin. Derisa Edi Rama fliste për fantazmat e luftes dhe obsesionin e Albin Kurtit per te kaluaren, disa ne Prishtine e denonconin « terrorin e Albinit ndaj serbeve ne Veri » dhe kerkonin tërheqjen e policisë nga ajo pjesë.

Kur kam thënë me insistim se qasja e Hillit dhe Escobarit ishte antiamerikane sepse nuk ishte ne vije me interesat gjeostrategjike te Amerikes ne kete pjese te botes, komitat e debillave ma rikujtonin se «ata e perfaqesojne Amerikën ».

Ta shohim nga sot e tutje kush dhe si perfaqeson Amerikën. Atë Amerikën e vërtetë qe kurre ne plan s’e ka pase fuqizimin e Rusise ne Ballkan permes Serbise. Sepse duhet te jesh injorant me talent qe te mos e kuptosh se Putinit i duhet nje front i ri, ku Evropa e Amerika do investoheshin ushtarakisht dhe kështu ai do merrte pak fryme ne Ukraine.

Mos harroni, ekziston veç nje version i Vuçiqit: ai është mbetje fashiste dhe gjenocidale e Millosheviqit, luftenxitës dhe urrejtes patologjik i shqiptareve, mashtrues edhe i popullit serb dhe sidomos manipulues i serbëve të Kosovës.

Ata te cilet kane vite qe na riciklojne kete krijese te Serbise gjenocidale per ta bere ate te duket modern dhe evropian duhet te mbajne pergjegjesi, të paktën morale.

Kosova kalon. Kosova bëhet.

Amerika pro ruse nuk ekziston. Ekzistojne veç amerikanë që për llogari tjera, në një moment e humbin rrugën dhe me ose pa dashje behen prorusë.


Spread the love


Leave a Reply