MORALI POLITIK GARANT I DEMOKRACISË FUNKSIONALE

Spread the love

MORALI POLITIK GARANT I DEMOKRACISË FUNKSIONALE

Nga Mailinda Zeneli

Njëzet e gjashtë shekuj më parë, Platoni predikonte në doktrinën e tij se, ka dy lloje harmonish që mbajnë Ekzistencn e SPECIES sonë, që janë: harmonia e brendshme e shpirtit dhe harmonia e jashtme e bashkësisë.

Në shekujt pasardhës, gjatë deshifrimit të doktrinës së Platonit, filozofët hodhën dritë në themelet e ekzistencës sonë, ndërsa do të pohonin sekretin e Platonit, ekzistencën e një rregulli të qëndrueshëm moral (i cili ngërthen një tërësi vlerash morale bazike normative), si themelin ku qëndron pesha e rëndë e Ekzistencës së SPECIES sonë.

Refuzimi deri në fund i takimit të Ramës prej Kryeministrit Kurti në thelbin e vet është një akt i Moralit Politik, frymëzues edhe për moralin shoqëror.

Si një shoqëri “nervvdekur”, me vetëdije shoqërore turpëruese, të rritur diktaturë pas diktature prej disa brezash, së fundi të dorëzuar edhe para tiranisë sadiste të një narcizisti të rrënuar kozmopolit, si Rama, jemi pajtuar me perceptimin e devijuar prej dhunës, se politika është ku⁕vë.

Edhe këtë herë Kosova na sfidon për mirë duke na pohuar se politika është edhe e moralshme, por moraliteti buron në shoqëritë e këndelluara (e dua këtë fjalë plotë dritë të gegnishtes).

Një pjesë e intelektualëve shqiptarë të Kosovës, shumë më cilësor në dije dhe atdhetari se “raca” e intelektualëve tanë, të zhurmshëm, shumë shpesh dhe boshe, e vlerësuan për arrogancë refuzimin e Ramës prej z. Kurti. Edhe urtësia intelektuale e Profesor Ramabajës sugjeroi takimin e dy kryeminstrave.

Të vërtetat e moralit bazik normativ janë të përhershme, veçanërisht sot, në epokën e globalizmit neoliberal e kozmopolit.

Refuzimi deri në fund i takimit nga z. Kurti, mbetet një leksion i rëndësishëm mbi Moral Politikën dhe më gjerë, më tepër për ne, sesa për Kosovën. Kjo përballje vlerash dhe antivlerash, që e nxjerr narcizistin tonë autokrat siç është, të rrënuar, do duhet të na “trimërojë” për ta larguar sa më shpejt ekstratin e rrënimit, pa e lejuar të na tërheq pas, i cili ka shkuar aq larg në vetërrënim, sa tërheqja nga shtegu i tradhëtis është mision i pamundur për të dhe humbje kohe për ne.


Spread the love


Leave a Reply