PASNESËR (8 MAJ) SHQIPTARËT NUK DUHET TA MARIN FARE NË DORË FLETVOTIMIN PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE!

Spread the love

Nga Emin AZEMI

Bilanci i zgjedhjeve presidenciale (rrethi i parë), dëshmoi se shqiptarët janë në udhë të mbarë të konsolidojnë veprimin e tyre politik brenda dy opsioneve, me kusht që opozita në të ardhmen të ketë vetëm një lider, i cili do të zgjidhej në bazë të votave të fituara në zgjedhje….Nëse opozita ka shumë liderë, dhe shumë parti, atëherë kthehet aty ku ka qenë – e shkapërderdhur, e defaktorizuar dhe joimune ndaj interferimeve elektorale maqedonase….


Te maqedonasit është në rritje doza nacionaliste e elektoratit. Kjo u shpërfaq edhe në këto zgjedhje. Diferenca kaq e thellë në mes të Gordana Siljanovskës dhe Stevo Pendarovskit, ka prishë shumë punë. Ky hov nacionalist mund të parandalohet vetëm me shkaktimin e një krize politike-institucionale nga ana e LSDM, Frontit Europian, kolacionit VLEN,duke bojkotuar rrethin e dytë të zgjedhhjeve presidenciale, në mënyrë që të dështojë cenzusi i nevojshëm i daljes në zgjedhje…
Kjo i hap rrugë pastaj debatit politik për zgjedhjen e Presidentit në Parlament, ku shqiptarët do të kenë mundësi të faktorizohen politikisht, duke e orientuar votën sipas vullnetit dhe aspiratave që ata synojnë….


Sipas raportit të tanishëm të forcave, shqiptarët nuk mund ta parandalojnë triumfin e nacionalizmit maqedonas, por nuk mund ta ndihmojnë as Stevo Pendarovskin. Opsioni i vetëm mbetet bojkotimi i zgjedhjeve, në mënyrë që ta pamundësojnë zgjedhjen e Gordana Siljanovskës për Presidente. Nëse marrin pjesë në zgjedhje (mbi 200 mijë vota), shqiptarët do ta rrisin cenzusin e daljes dhe kështu i ndihmojnë Silojanovskës të fitojë….(!)


Përvoja ka treguar se pas çdo refuzimi të idesë për konsensualitet

brendashqiptar, na është imponuar një kandidat (partiak) maqedonas, të cilin tërthorazi apo drejtpërdrejt e kemi zgjedhur edhe me votat tona.

Me një kryeministër (jo)teknik, (deri në zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm në Parlament) dhe me një konsolidim dhe bashkërendim të dy opcioneve politke, shqiptarët kanë mundësi ta faktorizojnë fuqinë e ndikimit politik, duke marrë pjesë në pushtet jo si dekor, por si vendimarrës të njëmendët që do të avanconin statusin shtetfromues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Prandaj, pasnesër ( 8 Maj) votuesit shqiptarë, nuk duhet ta marrin fare në dorë fletvotimin për President.

Ata duhet të votojnë vetëm të preferuarit e tyre për deputet…


Spread the love


Leave a Reply