“Pionierëve të Ballkanit të Hapur” ju mungon shamia e kuqe

Spread the love

“Pionierëve të Ballkanit të Hapur” ju mungon shamia e kuqe

Nga Dr Sadri Ramabaja

I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot tek foli para pjsmarrësve të samitit Ballkani i hapur, nënvizoi qartë se “kjo iniciativë duhet t’i përfshijë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë, në mënyrë që të jetë e suksesshme. Ky ishte mesazhi kryesor i tij, që fatkeqësisht një bllok i tërë mediash e keqpërdori.

Ai dha edhe këto dy propozime:

“E para, … ju jap kurajo liderëve të Ballkanit Perëndimor që të kërkojnë mënyra se si të bashkëpunojnë me iniciativa tjera të cilat veç më ekzistojnë në rajon. Me këtë ju do të kuptoni se nuk do të duplifikohen punët, por do të ketë një integrim më të mirë.

E dyta, … duhet të keni edhe një plan për zhvillim institucional. Përparësia e Ballkanit Perëndimor është fuqia ekonomike, rritja

ekonomike […] Duhet një ekonomi që do t’iu ndihmojë investitorëve të cilët dëshirojnë të punojnë lgijërisht. […] Krijimi i kushteve më të volitshme për investitorët, pastaj përkrahje më e madhe për e-qeveritë. Por më e rëndësishmja është kirjimi i mundësisë dhe zhvillimit institucional”

Këto rekomandime janë në shërputhje të plotë me objektivat e liderëve të dyshes Vuçiq-Rama.

Ballkani i hapur nuk mund të zëvendësoj Jugosllavinë, ku Serbia dominonte jo vetëm në rrafshin e sigurisë dhe ekonomisë, po edhe në të gjitha sferat tjera të jetës. Serbia duhet të pajtohet me kufijtë e saj që ka.

Në fjalimet e liderëve të tij, u duk qartë se, Ballkani i Hapur si krijesë e “meshkujve hamshorë” (burraa trazavaç, si i cilësoi ER), më me dëshirë do të mbahej sa më larg BE-së.

Kryeministri i Shqipërisë politike në fjalimin e tij, që të duket sa më pak autoritar, respektivisht politikan sa më modern e liberal, zuri në gojë përafrimin e Japonisë me SHBA-të, edhe pas historisë së dy bombardimeve bërthamore hedhur mbi dy qytetet japoneze dhe modelin gjermano-francez të bashkëpunimit.

Ai sikur harron në këtë rast të kujtojë se, ishin pikërisht SHBA-të ato që ndihmuan në rimëkëmbjen e Japonisë dhe ndërtimit të demokracisë liberale, për çka forcat politike dhe populli japonez ishin e janë mirënjohës. Ndërkaq kërkimfalja e Gjermanisë dhe bashkëpunimi i thellë ekonomik i saj me Francën, duke u shndërruar gradualisht si qift në bosht të prosperimit europian, ishte faktori qenësor i përafrimit mes këtyre dy vendeve.

Edi Rama si intelektual që njeh paksa historinë, duhet ta dijë se mbi popullin shqiptar të kësaj pese të Shqipërisë, që sot nihet si entitet politik më vete — Republika e Kosovës, e më gjerë, në Toplicë e Sanxhakun e Nishit, Serbia ka ushtruar brenda një shekulli tri herë radhas gjenocid (1878/1912/1999).

Por, nëse historia e para vitit 2000 mund të cilësohet si e largët nga ai, deklarata e presidentit serb me rastin e betimit që dha para ca ditëve, me ç’rast sërish përsëriti formulën e tij për angazhim në kthimin e Kosovës brenda Serbisë, nuk do të duhej të kalohej ashtu si e paqenë. Do të mjaftonte vetëm ky faktj, që Rama të pezullonte çfardo angazhimi brenda Ballkanit të Hapur.

Por, duket se ai nuk e bën dot këtë veprim prej burrështeti, sepse është peng i lloit të vet, siç ishte sivëllai i tij HTH.

Në konferencën për media, pas punimeve të samitit të Ohrit të “Ballkanit të hapur”, Edi Rama, duke mëtuar ta zbusë përplasjen që ka shkaktuar sjellja e tij në raport me Kosovn, jo vetëm në Prishitnë, por edhe në Tiranë, dhe atë jo veëtm tek klasa politike, por edhe në kuadër të botës akademike, si për ngushëllim u mbështet tek Ali Ahmeti, duke e quajtur atë “pionier të Ballkanit të Hapur”!

Për fat të keq, ata tok, me këtë veprim, janë shndërruar në “pionierë të Ballkanit të Hapur” e politikan tepër naiv, të cilëve ju mungon vetëm shamia e kuqe.

Uroj që të dalin shpejt e tok, nga ky batak ku janë futur.


Spread the love


Leave a Reply