Rama: një hap para – dy mbrapa

Spread the love

Rama: një hap para – dy mbrapa

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Në prag të marrëveshjes së Brukselit ishte krijuar përshtypja se pala kosovare, pra kryeministri Kurti, nuk do të jetë kooperues dhe rrjedhimisht marrëveshja nuk do të nënshkruhej. Përgjejgësia për këtë gjithësesi do të binte e tëra mbi Kosovën.

Autoparlantët e Vuçiqit në Prishitnë e Tiranë prandaj u rreshtuan në bllok dhe shpërthyen gjithandej në debatet televizive tërë mllefin ndaj Albin Kurtit. Ai pothuajse ishte Jezusi i kryeqëzuar për përgjegjësinë që kishte madje edhe për të pabërën!

Këtë ndjesi duket se e kishte edhe pala serbe. Ndërkaq ndërmjetësuesit që tashmë ishin unifikuar me palën serbe dhe po paralajmronin masat që do të marrë BE ndaj palës që do ta refuzonte marrëveshjen.

Kryeministri dhe ekipi i tij tashmë e kishin të qartë se Kosova nuk përfiton asgjë vetëm duke u lënë në dorë fatin e Kosovës ndërkombëtarëve, respektivisht duke qenë vazhdimisht pro ndërkombëtarëve, por njëkohësisht ata ishin të bindur se ne nuk do të mud të ishim palë e fituar as edhe nëse rreshtoheshim kundër tyre. Prandaj pala kosovare i kishte parashtruar vetes objektivin real – me durim duhej të punonte që të mirrte edhe legjitimitetin nga ndërkombëtarët.

Këtë legjitimitet, duke qenë zbatuese e rreptë e ligjit dhe kushtetutshmërisë, fillimisht po e mirrte në rrafshin e sigurisë. Qeveria hap pas hapi po shtrinte sovranitetin në veri, duke shenjuar prezencën e mekanizmave të sigurisë edhe aty ku nuk kishte kurrë baza policore dhe logjistikë të saj para se ajo ta mirrte pushtetin.

Këtë hap do ta pasonte me prezencën politike.

Pikërisht ky legjitimitet, tashmë i pranuar ndërkombëtarisht, u bë objekt i agresionit serb më 24 shtator, pa kursyer edhe ndërmarrjet ushtarake me karakter të pastër të terorit shtetëror.

Më 26 shtator presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se dëshirojnë që Forca e Misionit të NATO-s (KFOR) të merret me të gjitha problemet e sigurisë në veri të Kosovës.

Kjo kërkesë e tij që veriun e Kosovës ta shndërroi në një lloj protektorati të KFOR-it pa kaluar as 24 orë, tumiret nga kryeministri i Shqipërisë politike, Edi Rama!

Në një konferencë për media të mbajtur pak para ca qastesh, Rama u shpreh shqeto, duke u thirrë në alibin e vullntetit politik të tij për parandalimin e konfliktit, KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës!

Ai nuk hezitoj që ta pranojë publikisht se, këtë kërkesë ia paska parashtruar më heret forumit më të lart politiko-ushtarak të NATO-s në Bruksel.

“Është një propozim që e kam bërë më parë, edhe në Samitin e NATO-s dhe e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse. Çdo hezitim dhe çdo vonesë, jo s’kemi trupa apo ndonjë arsye tjetër, mund ta bëjë ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it, shumë më të madhe në trupa dhe me shumë vështirësi”, tha Rama.

Nuk është e rastit pse ndërkohë bëhen publike këto deklarata në unison dhe pse kemi kështu përputhje dhe sinkron kërkesash të dyshes Rama-Vuçiq!

Në konferencë Rama askund asnjë fjalë nuk tha për thirrjen e ligjshme të kryeministrit të Koosëvs bërë në fjalimin e tij sot në Parlament që ju adresua ndërkombtëarëve dhe përgjithësisht aleatëve tanë që për agresionin e ushtruar nga Serbia më 24 shtator, ajo do të duhej që të sanksionohet ndërkombëtarësisht! Heshtje dhe anashkalim i plotë!

Dje derisa lajmrohej nga Italia, ku ishte në vizitë zyrtare, Edi Rama duke i parashtruar qartë mospajtimin e qeverisë shqiptare me qëndrimin e butë të Brukselit në raport me sjelljet e Serbisë pas sulmit terrorist, por edhe me qëndrimin zyrtar serb ndaj kriminelëve, ai bëri hapin e parë për reflektim të mundshëm. Sot, në konferencën me media, lidhur me rrjedhën e zhvillimeve të pritshme në Kosvë, ai bëri dy hapa mbrapa.

Thirrja e tij që KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës dhe ajo për ngritjen e nivelit të dialogut në format të një konference ndërkombtëare, janë jo vetëm dy hapa mbrapa në raport me qëndrimin e tij të djeshëm, por një lloj thike pas shpine për Republikën e Kosovës.


Spread the love


Leave a Reply