Serbia moderne – më naziste se Gjermania e Hitlerit

Spread the love

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Qeveria federale gjermane ndërkohë po negocion një marrëveshje pajtimi me Namibinë gjatë 30 vjetëve sa kishte zgjatur sundimi koonial gjerman. Atbotë, mes viteve 1904-1908 ushtria gjermane kishte krye gjenocid kundër popullit Herero dhe Nama.

Procesi i pajtimit që po zhvillohet tani, e qartë, nuk do t’i zhbëjë krimet. Megjithatë shteti dhe shoqëra gjermane janë të vendosur të përballen me përgjegjësinë historike që ndjejnë, duke e njohur fajin kolonial. Këtë e bëjnë meqë janë të vetëdijshëm se vetëm kështu ndërtohet baza e qëndrueshme për një riorganizim të nevojshëm urgjent të politikës Veri-Jug dhe për rolin që duhet të ketë Gjermnaia në këtë raport.

Gjatë historisë moderne serbe, lidershipi që kishte hartuar dhe zbatuar strategjinë nacionale serbe bazuar në idenë për ekspansion të përhershëm, që në themel kishte konceptin perandorak për krijimin e Perandorinë Serbe në këtë hapësirë, vetëm ndaj shqiptarëve, ka ushtruar plot katër herë gjenocid të lloit të vet.

1. Gjatë viteve 1877/78, kur fuqitë europiane të kohës – pjesëmarrëse në Kongresin e Berlinit, duke rishikuar Paqen e Stefanit, kishin tumirë zgjerimin e Serbisë në jug në dëm të gjeografisë shqiptare. Në këtë periudhë të shkurtër, sipas dëshmive të kohës, para së gjithash burimeve angleze e osmane, Serbia kishte shuar tërësisht 8 qytete e 998 katunde shqiptare në Kazanë e Nishit dhe gjithë Toplicën, deri në Kurshumli e Vranjë, dy qytete që ishin pothuajse në tërësi të popullua me shqiptar.

2. Gjatë viteve 1912/13, kur sërish fuqitë europiane të kohës, përmes vendimeve që kishin marrë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e kishin shndërruar trupin e Shqipërisë në një torzo, duke ia dhuruar Serbisë komplet vilajetin e Kosoëvs me qendër Shkupin, ndërkaq Greqisë, Çamërinë.

3 Gjatë viteve 1944/45, kur në emër të shpërblimit të Jugosllavisë për kontributin në luftë kundër nazifashizmit, i ishin lënë duart e lira për vrasjen e mbi 30.000 shqiptarëve e përndjekjen e mbi 200.000 të tjerëve për në Anadoll!

4. Gjatë viteve 1998/99, kur po merrte fund shkërmoçja e krijesës së Versajes [Jugosllavia], po pretendohej që sërish të shpërblehej Serbia me toka shqiptare, duke toleruar gjenocidin serb!

Modeli gjerman i negocimit për një marrëveshje pajtimi me Namibinë, do të duhej t’i shërbente në një të ardhme të shpejtë popullit dhe shtetit serb në raport me shqiptarët.

Nëse serbët nuk janë në gjendje të përballen me historinë, me bëmat e tyre ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve, atëherë atyre duhet t’ju imponohet kjo përballje. Inicimi i rezolutës që pritet të aprovohet nga Asambleja e OKB-së për gjenocidin serb në Srebrenicë, është modeli i mirë i detyrimit të Serbisë për përballje me historinë qoftë edhe me detyrim.

Nëse shikojmë faktet e krijuara pas shkërmoçjes së Jugosllavisë, duhet të konkludojmë se hegjemonia serbe në raport me shqiptarët tashmë po stivohet në sirtarët e historisë. Përderisa edhe në rrafshin ekonomik, alias të importit dhe eksportit të mallërave, Kosova tashmë partner të parë ka Shqipërinë, pozicioni neokolonial I Serbisë që kishte arritur ta ruaj edhe dy dekada pas luftës, ka marrë fund.

Për të vazhduar mbrojtjen e interesave tona, ne kemi nevojë për partneritete të reja. Kjo kërkon një rikonceptim të organizimit tonë si Komb: przgjedhjen e partnerëve real konform interesave tona nacionale. Serbia duhet të dalë nga mendësia se ajo është timonieria dhe fuqia hegjemone e rajonit.

Politika moderne të zhvillimit bazohen edhe në domosdonë e arritjeve të traktateve paqësore mes fqinjëve. Por, para se të mbyllim farsën e dialogut të stërzgjatur me ndërmjetësimin e BE-së, ka nevojë për një rizgjim ndërgjegjeje tek populli serb dhe respektim të fqinjëve të vet. Megjithatë, duhet të konstatojmë se nga këndvështrimi i sotëm, Serbia është larg aplikimit të mundshëm të modelit gjerman me Namibinë.

Serbia moderne vazhdon të jetë, në raport me shqiptarët, më naziste se Gjermania e Hitlerit!


Spread the love


Leave a Reply