Armët bërthamore kërcënim për botën/ SHBA ngre alarmin: Putin mund t’i përdor ato

Spread the love

Armët bërthamore kërcënim për botën/ SHBA ngre alarmin: Putin mund t’i përdor ato

SHBA i ka kërkuar NATO-s të tregojë vigjilencë ndaj Rusinë, pasi mund të përdorë armë bërhamore në Ukrainë. Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Wendy Sherman lëshoi paralajmërimin gjatë sesionit të hapjes së një konference vjetore të kontrollit të armëve të NATO-s që po mbahej në Amerikën e Veriut për herë të parë që nga fillimi i saj në 2004, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne të gjithë kemi parë dhe jemi shqetësuar se Vladimir Putin do të përdorte atë që ai e konsideron një armë bërthamore taktike jostrategjike ose do të përdorte ndonjë efekt demonstrues për të përshkallëzuar, por në një përshkallëzim të menaxhuar të rrezikut. Është shumë kritike të mbetemi vigjilent për këtë”, tha Sherman.

Sipas Sherman, njoftimi i Putinit më 25 mars se Rusia po përgatitet të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje është përpjekja e tij për ta përdorur këtë kërcënim në një mënyrë të menaxhuar.

Në një fjalim televiziv të shtunën, presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila është aleati fqinj i Rusisë. Armët që Putin planifikon të transferojë në Bjellorusi nuk janë raketa balistike ndërkontinentale, por armë bërthamore më të vogla, më taktike për përdorim në fushën e betejës. [gazeta-shqip.com]


Spread the love


Leave a Reply