Bullgaria u dorëzua nën presionin hungarez në lidhje me gazin rus

Spread the love

[18 dhjetor, 2023]

Bullgaria, e cila shpreson të hyjë përfundimisht në zonën Shengen pas vitesh pritjeje, pranoi të hënën kërkesën e Hungarisë për heqjen e taksës speciale për transitin e gazit rus drejt Hungarisë dhe Serbisë, raporton AFP.

Parlamenti bullgar votoi sot për shfuqizimin e masës që u prezantua më 13 tetor. Taksa arrinte në 10 euro për MWh gaz të transportuar përmes gazsjellësit Rrjedha Turke.

Fillimisht bëhej fjalë për “uljen e fitimit” të Gazpromit të Rusisë, por zbatimi i masës rezultoi kompleks dhe gjiganti rus nuk pagoi asnjëherë paratë e kërkuara.

Budapesti dhe Beogradi, të cilët varen nga energjia ruse dhe duan të ruajnë lidhjet me Kremlinin, vlerësuan se ishte një “masë armiqësore që kërcënon furnizimin e tyre me energji”.

Serbia, me theks investitorët e huaj, janë pothuajse tërësisht të ndërvarur nga gazi rus. Kjo varësi zingjirore duket se ka prodhuar edhe reaksion zingjiror, duke ushtruar presion shumë planësh e të theksuar pastaj tok ndaj Bullgarisë.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto ka kërcënuar se do të bllokojë hyrjen e Bullgarisë në zonën Shengen nëse taksa mbetet në fuqi.

“Nëse Hungaria respekton atë që premtoi, vetoja duhet të hiqet menjëherë,” tha kryeministri bullgar Nikolai Denkov për televizionin bullgar.

Javën e kaluar, Holanda vlerësoi se Sofja i plotëson të gjitha kushtet për të hyrë në zonën Shengen dhe Austria tha se është e gatshme të bëjë lëshime, por vetëm kur bëhet fjalë për trafikun ajror me Bullgarinë dhe Rumaninë, dhe me kusht që siguria në Kufijtë e jashtëm të BE-së forcohen tutje.

Vendet e Evropës Perëndimore kanë bërë përpjekje të mëdha për të reduktuar varësinë e tyre nga gazi rus, nëdrkaq Hungaria një vend pa dalje në det, siguron 4.5 miliardë metra kub gaz nga Rusia në vit, kryesisht përmes Bullgarisë dhe Serbisë, sipas një kontrate të nënshkruar në 2021.

Ligjvënësit bullgarë miratuan gjithashtu një vendim për të ndaluar eksportin e karburantit të prodhuar nga nafta ruse nga 1 janari 2024 dhe për t’i dhënë fund përpunimit të naftës me origjinë ruse në rafinerinë e naftës Lukoil Neftocim Burgas të kontrolluar nga Rusia nga 1 mars 2024, raporton BTA. Kjo i dha fund përjashtimit të Bullgarisë nga embargoja e BE-së për importet e naftës nga Rusia të miratuar nga Komisioni Evropian në vitin 2022 për shkak të ekspozimit të saj specifik gjeografik. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply