EPP anulon takimin në Itali pas deklaratave pro-ruse të Berlusconit

Spread the love

EPP anulon takimin në Itali pas deklaratave pro-ruse të Berlusconit

Prishtinë/Zagreb, 17 shkurt – Pak ditë pas deklaratave pro-ruse të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, Partia Popullore Evropiane Kristian Demokratike (EPP) vendosi të anulojë takimin në Itali, raporton dpa.

“Ne kemi vendosur të anulojmë ditët tona të studimit në Napoli,” njoftoi të premten në Twitter presidenti i EPP Manfred Weber i Unionit Kristian Social të Gjermanisë (CSU). “Mbështetja për Ukrainën nuk është fakultative,” tha Weber, duke shtuar se EPP do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë italiane për çështjet e Bashkimit Evropian.

Berlusconi është kreu i partisë Forza Italia, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministrit Giorgia Meloni dhe, si CDU dhe CSU nga Gjermania, është anëtare e Partisë Popullore Evropiane. Javën e kaluar, 86-vjeçari Berlusconi, mik i presidentit rus Vladimir Putin, shkaktoi zemërim me komentet për luftën në Ukrainë. Ai fajësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për përshkallëzimin e konfliktit dhe argumentoi se Kievi nuk duhet të marrë më para dhe armë. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply