Kosova ka blerë dronë turk Bayraktar

Spread the love

Kosova ka blerë dronë turk Bayraktar

Prishtinë, 16 korrik 2023 – Kosova ka blerë një sërë dronësh Bayraktar të prodhimit turk, tha të dielën kryeministri Albin Kurti, raporton Reuters.

Në një postim në Facebook që e tregon atë përballë një droni me ministrin e Mbrojtjes, Kurti tha se blerja e fundit e armëve për mbrojtje po e bën vendin më të sigurt. Ai nuk tha numrin e dronëve të përfshirë në këtë paketë blerjeje.

Dronët Bayraktar i detyrohen njohjes së tyre globale për faktin se ata u përdorën nga ushtria ukrainase kundër forcave ruse.

“Kosova tani është edhe më e sigurt dhe gjithmonë krenare”, tha Kurti, duke shtuar se qeveria e tij ka rritur numrin e trupave për 80 për qind dhe buxhetin e mbrojtjes për më shumë se 100 për qind në dy vitet e fundit.

Kosova po ndërton një ushtri që duhet të ketë 5000 ushtarë të rregullt dhe 3000 rezervistë.

Në muajt e fundit, Kosova është përballur me dhunën më të rëndë të forcave paramilitare në veri, të sinkronizuar nga Beogradi, ku jetojnë rreth 35,000 serbë, të cilët mbështeten nga Beogradi. Problemet shpërthyen në dhjetorin e vitit të kaluar, që për preteks kishin targat e veturave. Ndërkohë ato u riaktivizuan sërish në maj, pasi kryetarët e komunave veriore të Kosovës morën detyrën pas zgjedhjeve lokale të bojkotuara nga serbët, të cilët tashmë kanë si objektiv formimin e “Republikës së dytë Serbska” shembëllim asj në Bosnjë, sado që si mbulesë kanë Asociacionin, respektivisht Bashkësinë e Komunave Serbe, si fazë të ndërmjetme për aneksimin e veriut Serbisë.

Kosova synon të anëtarësohet në NATO, por katër anëtarët e aleancës ende nuk e njohin pavarësinë e saj të vitit 2008 nga Serbia.

Pas dhunës në maj, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e vuri ushtrinë në gatishmëri luftarake dhe i zhvendosi njësitë më afër kufirit me Kosovën. [ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply