NATO: Pasoja të rënda nëse Moska përdor armë bërthamore

Spread the love

NATO: Pasoja të rënda nëse Moska përdor armë bërthamore

Prishtinë, 23 shtator – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për CNN, tha se do të ketë “pasoja serioze” nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë.

“Ata e dinë se do të ketë pasoja të rënda. Unë nuk do të elaboroj saktësisht se si do të reagojmë, kjo varet nga lloji i armëve të shkatërrimit në masë që ata mund të përdorin,” tha ai. “Fakti është se gjasat për ndonjë përdorim të armëve bërthamore janë ende të ulëta, por pasojat e mundshme janë kaq të mëdha, kështu që ne duhet t’i marrim ato seriozisht,” vazhdoi ai. “Dhe retorika dhe kërcënimet që paraqet presidenti Putin rrisin tensionet”.


Spread the love


Leave a Reply