Një avion zbulues i NATO-s mbërriti në Rumani – monitoron aktivitetet ruse

Spread the love

Një avion zbulues i NATO-s mbërriti në Rumani – monitoron aktivitetet ruse

Prishtinë, 17 janar – Avioni i vëzhgimit Boeing E-3A i NATO-s i pajisur me një sistem radar AWACS (paralajmërim i hershëm dhe kontroll ajror) mbërriti sot në Rumani për të forcuar krahun lindor të aleancës dhe për të ndihmuar në monitorimin e aktivitetit ushtarak rus.

Avioni i parë vëzhgues i vendosur u ul në një bazë ajrore afër Bukureshtit dhe dy avionë të tjerë pritet të zbresin sot dhe nesër, shkruan Reuters. Misioni është planifikuar të zgjasë disa javë. Avionët i përkasin një flote prej 14 avionësh vëzhgimi të NATO-s me bazë normale në Geilenkirchen, Gjermani. Rreth 180 personel ushtarak do të vendosen në bazën e Forcave Ajrore Rumune në Otopena pranë Bukureshtit për të mbështetur avionët, u njoftua në faqen e internetit të NATO-s.

NATO njoftoi javën e kaluar se do të vendosë aeroplanë vëzhgimi të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AWACS) në Bukuresht, ku do të fillojë fluturimet e zbulimit ekskluzivisht mbi territorin e NATO-s. “Në kontekstin e luftës ilegale të Rusisë kundër Ukrainës, NATO do të monitorojë aktivitetin ushtarak në krahun lindor me ndihmën e avionëve AWACS”, shkroi në Facebook ministri rumun i Mbrojtjes Angel Tilvar.

NATO ka rritur praninë e saj ajrore në Evropën Lindore dhe Baltik që kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar, duke përdorur avionë luftarakë, aeroplanë vëzhgimi dhe cisterna. Putini pohoi se avionët e NATO-s tashmë po monitorojnë të gjithë perëndimin dhe jugun e Rusisë dhe se i gjithë informacioni i mbledhur shkon në Kiev. Këta avionë mund të zbulojnë avionë të tjerë qindra kilometra larg, tha NATO.

“Ndërsa lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Evropë, nuk duhet të ketë dyshim për vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo metër të territorit aleat”, tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu, duke njoftuar për vendosjen e këtyre avionëve. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply