Papa Françesku i bëri thirrje Kievit të tregojë “guximin e flamurit të bardhë”. Reagimi i kreut të diplomacisë ukrainase

Spread the love

[11 mars, 2024]

Në një intervistë, një pjesë e së cilës u publikua gjatë fundjavës, Papa Françesku i bëri thirrje Ukrainës që të dëshmojë “guximin për ngritjen e flamurit të bardhë” dhe të negociojë një fund të luftës me Rusinë. Ai tha se kur palët në konflikt nuk po shkojnë mirë, “duhet të ketë guximin për të negociuar”.

Kjo thirrje e Papa Françeskut shkaktoi një reagim të ashpër nga kreu i diplomacisë ukrainase si dhe kolegët dhe partnerët e tij nga blloku lindor i Bashkimit Evropian. Por le të shkojmë me radhë.

Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, dënoi me forcë thirrjen e Papës për bisedime të dielën, duke thënë se Kievi nuk do të kapitullonte kurrë. Ai shkoi aq larg sa i tha edhe Vatikanit t’i kushtonte vëmendje të veçantë rolit të tij në Luftën e Dytë Botërore. Ai vuri në dukje pretendimet se Papa Piu XII. nuk bëri asgjë kundër tiranisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“I bëj thirrje (Vatikanit) që të shmangë përsëritjen e gabimeve të së kaluarës dhe të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj në luftën e tyre të drejtë për jetën e tyre”.

Kjo ishte një referencë për pretendimet e kahershme se Papa Pius nuk bëri asgjë pavarësisht nga provat që dolën gjatë luftës për shtrirjen e Holokaustit. Një letër nga arkivat e Vatikanit e bërë publike vitin e kaluar duket se ka treguar se Papa Pius ishte në dijeni të detajeve të shfarosjes naziste të hebrenjve që në vitin 1942.

“Në të njëjtën kohë, kur bëhet fjalë për flamurin e bardhë, ne e dimë atë strategji të Vatikanit nga gjysma e parë e shekullit të 20-të”, shkruan Kuleba në postimin e tij në X.

Një dënim i tillë i ashpër padyshim që do të shkaktojë reagime nga ata që kanë paralajmëruar për një kohë të gjatë për flirtin e Ukrainës me ideologjinë e mundur naziste nga Lufta e Dytë Botërore.


Kuleba shkroi se një person i fortë në çdo mosmarrëveshje “qëndron në anën e së mirës, dhe nuk përpiqet t’i vendosë në të njëjtën bazë dhe t’i quajë ‘negociata'”. Flamuri ynë është verdhë-blu”, ka shkruar Kuleba. “Ky është flamuri me të cilin jetojmë, vdesim dhe fitojmë. Ne kurrë nuk do të ngremë flamuj tjerë.” [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply