Projektligji për tërheqjen e Rusisë nga OBT u dorëzua në parlamentin rus

Spread the love

Projektligji për tërheqjen e Rusisë nga OBT u dorëzua në parlamentin rus

Prishitnë, 21 mars – Dhoma e ulët e parlamentit rus – Duma, do të shqyrtojë një projekt-ligj për tërheqjen nga protokolli për pranimin e Rusisë në Marrëveshjen e Marrakeshit për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), njoftuan sot media shtetërore ruse.

Projektligji u prezantua për të mbrojtur interesat kombëtare të Rusisë, për shkak të nevojës për të ndjekur një politikë proteksioniste dhe për të marrë masa hakmarrëse kundër sanksioneve, sipas një deklarate zyrtare.

Ai do të shfuqizonte ligjin e 21 korrikut 2012 “Për Ratifikimin e Protokollit të Aderimit të Federatës Ruse në Marrëveshjen e Marrakeshit për Themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë të 15 Prillit 1994”.

Protokolli për pranimin e Rusisë në marrëveshje u nënshkrua më 16 dhjetor 2011.

Që nga anëtarësimi i Rusisë në OBT, ajo nuk ka pasur pothuajse asnjë përfitim ekonomik, thuhet, por e gjithë marrëveshja ishte e motivuar vetëm nga arsye politike. Tërheqja e Rusisë nga OBT duhet të bëjë të mundur uljen e tarifave dhe çmimeve në vend dhe mbështetjen e prodhuesve rusë, të cilët janë shumë të kufizuar nga rregullat e OBT-së, thuhet më tej në deklaratën në fjalë.

Përkrahësit e ligjit argumentojnë se “partnerët” e Rusisë, të cilët kanë vendosur sanksione, po bëjnë thirrje që Rusia të mos jetë në gjendje të mbrohet kundër masave të caktuara, sepse është e kufizuar nga rregullat e OBT-së. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply