SHBA njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 2.1 miliardë dollarësh për Ukrainën

Spread the love

SHBA njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 2.1 miliardë dollarësh për Ukrainën

[7 qershor] Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi të premten për një ndihmë shtesë prej 2.1 miliardë dollarësh që i akordon për sigurinë e Ukrainës, pasi u shfaqën shenja se Kievi kishte filluar kundërsulmimin e shumëpritur kundër Rusisë, shkruan Reuters.

Paketa përfshin municione shtesë për sistemet e mbrojtjes Patriot, sistemet dhe raketat e mbrojtjes ajrore Raytheon HAWK, predha artilerie 105 mm dhe 203 mm, mjete ajrore pa pilot AeroVironment të lëshueshme me dorë, sisteme raketore me municion të drejtuar me lazer dhe mbështetje për trajnim dhe mirëmbajtje, tha Ministria e mbrojtjes.

Fondet nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI) do të përdoren për blerjen e armëve, duke lejuar administratën Joe Biden të blejë armë nga industria, në vend që t’i tërheqë ato nga stoku amerikan. Dorëzimi i armëve dhe sistemeve varet nga disponueshmëria e tyre dhe afati kohor i prodhimit.

Njoftimi vjen në një kohë kur kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës duket se ka filluar. Rusia raportoi për luftime të rënda përgjatë vijës së frontit në Ukrainën jugore, ndërkaq blogerët raportuan pamjet e para të tankeve dhe automjeteve të blinduara gjermane dhe amerikane.

Pentagoni ka ofruar më shumë se 7 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën përmes USAI-it.

Biden tha në një konferencë shtypi me kryeministrin britanik Rishi Sunak të enjten se, ai ishte i bindur se Uashingtoni mund të kishte fondet e nevojshme për të mbështetur Ukrainën “për aq kohë sa duhet” pavarësisht skepticizmit nga disa republikanë në Kongres.

Në total, SHBA-ja ka investuar deri në 40 miliardë dollarë në ndihmë të sigurisë për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022. [GN]


Spread the love


Leave a Reply