Tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe

Spread the love

Tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe

Tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë dhe kanë dalë sot para gjykatës, me ç’rast ju shqiptua masa e paraburgimit për 30 ditë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati serb, Çedomir Stojkoviç në një postim në Twitter.Ai tha se deri në orën 12:30 duhet të vendoset për ta, pasi iu skadon 48 orëshi i ndalimit policor

“Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”.

Avokati serb, i njohur për qëndrimet e tij pro perëndimore, ka thënë se sipas “Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale. Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë. Nëse Serbia bën të kundërtën, do të thotë se po shkel Marrëveshjen e Brukselit. Dhe Serbia po bën pikërisht të kundërtën”.

Një gjykatë në Serbi të premten urdhëroi vazhdimin e paraburgimit dhe hetimit të tre policëve të Kosovës të cilët u arrestuan këtë javë në zonën kufitarebrenda territorit të Republikës.

Policët janë arrestuar në territorin e Kosovës nga njësiti I forcave speciale të Kobras, që kanë kaluar kufirin.

Prokuroria e Shtetit në qytetin e Kralevës, në Serbinë jugperëndimore, njoftoi se ka akuzuar tre policët tanë për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese. “Gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Kraljevë urdhëroi arrestimin e të gjithë të dyshuarve”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë.

I dërguari i SHBA-së i bëri thirrje Serbisë që të lirojë treshen, duke thënë se policët nuk e kaluan kufirin me qëllim dhe se “skenarët e mundshëm” ishin se ata ishin rrëmbyer nga Kosova ose “kaluan kufirin pa dashje”. Të tre “nuk kishin ndërmend të ishin në Serbi dhe duhet të liroheshin,” tha zëvendësndihmës sekretari i shtetit të SHBA, Gabriel Escobar, në një konferencë për shtyp në internet. Ky “përshkallëzim mbi përshkallëzimin e mëparshëm realisht krijon kushte shumë të vështira për rajonin, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën”, tha Escobar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi lirimin e të tre policëve, duke thënë se arrestimi i tyre ishte një akt agresioni nga Serbia. Kosova ka ndaluar hyrjen në vend të të gjitha automjeteve me targa të Serbisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq hodhi poshtë akuzat dhe akuzoi Kurtin për nxitje të konfliktit.

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe të lirojnë menjëherë policët e Kosovës, ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell ka thirrur një takim me Kurtin dhe Vuçiqin për javën e ardhshme. [ISHGJ/GN


Spread the love


Leave a Reply