Ultimatumi i kancelarit austriak për Putinin: Gazprom-i mund të humbasë depon në Salzburg

Spread the love

Ultimatumi i kancelarit austriak për Putinin: Gazprom-i mund të humbasë depon në Salzburg

Prishtinë/Zagreb, 13 maj – Austria do t’i heqë depozitën e gazit Gazprom-it në Salzburg, nëse kompania ruse nuk e mbush atë, tha kancelari austriak Karl Nehammer, në një intervistë për median lokale Kronen Zeitung.

Nga intervista, e cila u fokusua kryesisht në problemet gjithnjë e më komplekse të brendshme politike dhe ekonomike të Austrisë, veçojmë pyetjen e mëposhtme të gazetarëve dhe përgjigjen e kancelarit austriak:

Opozita kërkon zgjedhje të reja, vëzhguesit politikë flasin për kaos. Sinqerisht, a është ende i aftë koalicioni të veprojë?

“Kapaciteti i plotë për të vepruar është për të formësuar dhe ndryshuar diçka politikisht. Nga tema aktuale e kujdesit tek çështja e sigurisë së furnizimit me energji, duke krijuar një rezervë strategjike për herë të parë në Republikën e Dytë. Depozitat e gazit po mbushen. Dhe ne do të sigurohemi, nëse Gazpromi rus nuk e mbush magazinën tonë më të madhe (ajo është në pronësi të atij gjiganti energjetik rus dhe aktualisht është de facto bosh), t’ua heqim, duke e vënë në dispozicion për ofrues të tjerë! Pyetja është se si të ulen çmimet e energjisë. Kjo kërkon një debat në nivel evropian për ndarjen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike”.

Kancelari austriak Karl Nehammer tha më tej se qytetarët, industria, sipërmarrësit dhe bujqësia duhet të mbështeten, duke ju ofruar lehtësim çmimi. “Prandaj kam urdhëruar ministrin e Financave, por edhe ministrin aktual të Ekonomisë dhe Punës, të zhvillojnë modele se si mund të përdorim fitimet jashtëzakonisht të larta të kompanive pjesërisht shtetërore për t’i lehtësuar ato. … Me këtë dimension të krizës, skemat e vjetra nuk funksionojnë. Nuk ka asnjë recetë për këtë, nga asnjëra anë… Unë nuk dua të rinacionalizoj, por duhet të përgatitemi në legjislativ që të ndërhyjë direkt aty ku duhet”, tha kancelari.

Kujtojmë se më herët ministrja austriake e Energjisë ,Leonore Gewessler, ka konfirmuar se gazi në Austri dërgohet pa ndërprerje, por edhe se pa furnizim me gaz nga Rusia këtë vit nuk do të mund të mbushen depot para dimrit. Ajo shtoi se Austria dëshiron të diversifikojë burimet e saj.

Që nga 1 prilli, Rusia ka filluar të kërkojë pagesa gazi nga vendet armiqësore ndaj Rusisë sipas një modeli të ri, në rubla ruse, për ta larguar vendin më shpejt nga dollari dhe euro, duke pasur parasysh sanksionet anti-ruse dhe ngrirjen e rezervave ruse. Ky model dikton që një blerës i huaj gazi duhet të hapë llogari të veçanta në valutë dhe rubla në Gazprombank të Rusisë. Blerësi transferon shumën e kërkuar në llogarinë e parë në monedhë në përputhje me kontratën, banka e shet atë në Bursën e Moskës dhe e krediton rublën në llogarinë e dytë. Më pas paguan Gazprom për sasitë e gazit të dorëzuar.

Sipas presidentit rus Vladimir Putin, Moska do ta konsiderojë refuzimin për të paguar në rubla si shkelje të kontratës. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply