Vritet një zyrtar i Policisë së Kosovës në veri

Spread the love

Prishtinë, 23 shtator – Një zyrtar i Policisë së Kosovës, me inicialet A.B, është vrarë në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Po ashtu, sipas Policisë, si pasojë e sulmit është plagosur një zyrtar policor dhe një tjetër është lënduar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.

Kurti ka thënë se polici i vrarë ka qenë rreshter.

Dy tjerët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Prishtinë.

Mjeku kujdestar në Klinikën Torakale ia ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se një pjesëtari të Policisë ia kanë hequr një pjesë të granatës që i ka rënë në dorën e majtë dhe i ka depërtuar deri te pjesa e mushkërisë.


Spread the love


Leave a Reply