Zëvendësministri polak i Mbrojtjes: Ekziston një rrezik i konsiderueshëm i luftës me Rusinë në tre deri në dhjetë vitet e ardhshme

Spread the love

Zëvendësministri polak i Mbrojtjes: Ekziston një rrezik i konsiderueshëm i luftës me Rusinë në tre deri në dhjetë vitet e ardhshme

Prishtinë/Zagreb, 8 shtator – Marcin Ociepa, zëvendësministri polak i Mbrojtjes nuk përjashton mundësinë e një lufte mes Polonisë dhe Rusisë. “Ekziston rrezik serioz i luftës me Rusinë në tre deri në dhjetë vitet e ardhshme,” tha ai në një intervistë për gazetën lokale Dziennik Gazeta.

Polonia po armatoset vërtet shumë. Polonia është e gatshme të përballet me këtë kërcënim, tha Ociepa, duke theksuar se vendi i tij së shpejti do të ketë ushtrinë më të madhe tokësore në Evropë. Polonia ka rritur buxhetin për ushtrinë. Duke filluar nga viti i ardhshëm, 3% e PBB-së së Polonisë do të ndahet për mbrojtjen. Këtë vit, buxheti ushtarak ishte 2.2% e PBB-së. Mariusz Blaszczak, ministri polak i Mbrojtjes, ka njoftuar tashmë se do të shpenzohen 120 miliardë euro në vitet e ardhshme dhe ka paralajmëruar modernizimin e plotë të ushtrisë polake.

Polonia porositi 250 tanke luftarake Abrams nga SHBA. Aeroplantë luftarak F-35 tashmë po prodhohen në objektet e prodhimit të Lockheed Martin. Polonia porositi 48 avionë FA-50 dhe tanke K2 nga Koreja e Jugut. Mes dy vendeve u nënshkrua një memorandum për prodhimin dhe dërgimin e të paktën 600 tankeve të tjera në Poloni. Helikopterët Leonardo, avionët trajnues, fregatat dhe sistemet e raketave Patriot janë gjithashtu në prodhim ose dorëzim. Polonia ka porositur qindra topa dhe topa vetëlëvizës.

Në një nga intervistat e tij të fundit me mediat polake, ministri Blaszczak tha se forcimi i ushtrisë është “e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur barbarizmit rus”. Tani, sipas zëvendësministrit Ociepa, përballë një “rreziku serioz” të luftës në “tre deri në dhjetë vitet e ardhshme”, Polonia duhet “të përdorë këtë kohë për t’u armatosur sa më shumë që të jetë e mundur”. Megjithatë, nga të gjitha vendet e BE-së, Polonia i ndjen më drejtpërdrejt pasojat e luftës në vendin fqinj. Sipas vlerësimeve, rreth 2 milionë refugjatë nga Ukraina janë vendosur tashmë në Poloni. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply